Wednesday, July 16, 2025
BallinaLajmeLajmet e FunditSulmet izraelite në Siri, raportohet për më shumë se 300 viktima gjatë...

Sulmet izraelite në Siri, raportohet për më shumë se 300 viktima gjatë këtyre ditëve

Të ngjajshme

Kur pritet të rikthehet Bellingham?

Mesfushori i Anglisë dhe Real Madridit, Jude Bellingham, i...

Tërmet në Kosovë

Lëkundje toke janë ndjerë në Kosovë para pak minutash. Lëkundjet...

Sejdiu: Çdo shtyllë të sistemit demokratik këta po e vendosnin në pikëpyetje

Analisti politik, Dardan Sejdiu, situatën aktuale politike në vend...

Buxheti i ri i BE-së parasheh 100 miliardë euro për Ukrainën

Presidentja e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen ka...

Gjeorgjia rrezikon liberalizimin e vizave, BE: Qeveria po shkel vlerat evropiane

Bashkimi Europian paralajmëron rikthimin e regjimit të vizave për...

Një marrëveshje armëpushimi është arritur në Suweida, njoftoi agjencia shtetërore siriane e lajmeve Sana.

Sipas mediave të huaja, duke cituar një burim nga Ministria e Brendshme, raporti thotë se në qytet janë ngritur pika kontrolli sigurie, të cilat, sipas Sana-s, tani do të integrohen plotësisht në shtetin sirian.

Ky është armëpushimi i katërt i tillë i shpallur në Suweida që nga e diela, të cilat të gjitha kanë shpërthyer shpejt në luftime të mëtejshme.

Kujtojmë se më shumë se 300 njerëz janë vrarë në Sirinë jugore ditët e fundit, sipas grupit monitorues të Observatorit Sirian për të Drejtat e Njeriut (SOHR) me seli në Mbretërinë e Bashkuar.

Që nga shpërthimi i luftimeve të dielën në Suweida, SOHR thotë se janë vrarë 69 luftëtarë druzë, si dhe 40 civilë.

SOHR thotë se 27 druzë u vranë në “ekzekutime të shpejta” nga forcat qeveritare, raporton A2 CNN.

SOHR raporton se janë vrarë edhe 165 trupa siriane dhe 18 luftëtarë beduinë. Gjithashtu thuhet se 10 anëtarë të forcave të sigurisë janë vrarë në sulmet izraelite. 

- Advertisement -

Të Fundit