back to top
Friday, January 30, 2026
BallinaBotëSulm me granatë në Ambasadën franceze në Athinë

Sulm me granatë në Ambasadën franceze në Athinë

Të ngjajshme

Ilir Ferati në 16-vjetorin e shuarjes së Fadilit: Rruga dhe ideali i tij vazhdon përmes nesh

Sot shënohet 16-vjetori i shuarjes së Fadil Feratit, ish-kryetarit...

Lookman drejt largimit nga Atalanta, pritet t’i bashkohet gjigantit evropian

Ademola Lookman është afër largimit nga Atalanta. Sipas Fabrizio Romanos,...

City zyrtarizon një largim, e shet te skuadra rivale

Anësori norvegjez, Oscar Bobb, ka vendosur të largohet nga...

Një granatë ka shpërthyer jashtë Ambasadës franceze në Athinë. Sipas policisë lokale, ngjarja ndodhi rreth orës 05:00 të mëngjesit në kohën që një motorçiklete ndaloi jashtë godinës së ambasadës, që ndodhet në rrugen “Vasileos Sofias”, vetëm pak metra larg Parlamentit grek dhe hodhi një granatë në drejtim të godines së ambasadës.

Prej shpërthimit mbeti i plagosur në këmbë polici roje i ambasadës dhe nuk pati dëme të tjera.

Në zonë ndodheshin forca të shumta policie, të cilat ruajnë godinat e parlamentit dhe Ministrisë së Jashtme, por nuk munden të ndalonin terroristët.

Pak minuta më vonë, u gjet edhe motorçikleta në lagjen “Eksarkia”. Zona pranë ambasadës është rrethuar prej policëve të antiterrorit, të cilët po hetojnë për gjetjen e të dhënave që do të çojnë në arrestimin e autorëve.

Autoritetet ende nuk e kanë një autor për ngjarjen, por burime policore thonë se akti terrorist mund të jetë vepër e organizatave marksiste që veprojnë në kryeqytetit helen.

Dyshimet kryesore bien mbi organizatën “komploti i celulave të zjarrit”, disa anëtarë të së cilës janë arrestuar dhe gjykuar.

Ditët e fundit, kryeqyteti helen është nën masa të rrepta sigurie për shkak të vizitës së presidentit amerikan Barack Obama në datën 15 nëntor.

Për sigurinë e vizitës janë angazhuar më tepër se 3000 policë grekë dhe 500 anëtarë të shërbimeve amerikane të sigurisë.

/ Top Channel

Të Fundit

Sport

ShowBiz