Sulm me bombë ndaj autokolonës së NATO-s në Afganistan
03

Lexo edheZëvendëspresidenti amerikan lavdëron Malin e Zi për “guxim” ndaj “presionit rus”

Në krahinën Kandahar në jug të Afganistanit është realizuar një sulm vetëvrasës, ku si objektiv ishte autokolona e NATO-s, raporton Anadolu Agency (AA).
Autoritetet e sigurisë njoftuan se një kamikaz nëpërmjet një automjeti me bombë ka sulmuar autokolonën e NATO-s, që ishte duke kaluar nga rajoni Shurandam. Njoftohet se në sulm janë shkatërruar 2 automjete të NATO-s.
Ndërkaq në një deklaratë nga forcat e NATO-s në Afganistan thuhet se në sulm ka të vdekur prej ushtarëve të huaj, por që numri i saktë I tyre do të publikohet më vonë.

Lexo edheZëvendëspresidenti amerikan lavdëron Malin e Zi për “guxim” ndaj “presionit rus”
Përgjegjësinë e sulmit e morën talebanët. Ndërkohë nuk ka informacione për identitetin e ushtarëve të NATO-s, por dihet se në Kandahar qëndrojnë më shumë ushtarët e SHBA-ve.