BallinaLajmeStuhi e tmerrshme e shiut dhe breshrit përfshinë rajoni, çka e pret...

Stuhi e tmerrshme e shiut dhe breshrit përfshinë rajoni, çka e pret Kosovën? /Video-Foto

Të ngjajshme

FITORE! – Kosova në finale të “play-off”,  nuk e bën hesap Sllovakinë, e “shkollon” midis Bratisllave!

Kosova ka shënuar fitore historike kundër Sllovakisë në Bratisllavë. “Dardanët”...

Shqipëria nuk ia del, mposhtet nga Polonia

Shqipëria nuk ka arritur të kaloj në finale të...

Osmani: Historike! Dardanë, faleminderit!

Kosova ka vazhduar ëndrrën për Kualifikim në Kupën e...

Mediat serbe hapin të pame, pasi që Kosova plandosi Sllovakinë

Kombëtarja e Kosovës po vazhdon të shkruajë historinë në...

Erëra e stuhishme goditi Malin e Zi duke shkaktuar dëme të mëdha në shtëpi, ndërtesa dhe pemë.

Sllovenia dhe Kroacia gjithashtu janë prekur nga tensione të tmerrshme por paralajmërohet stuhi e ngjashme në gjithë rajonin.

Instituti meteorologjik të Malit të Zi thotë se një stuhi e fuqishme e goditi Lusticën, Budvën, Tivatin ku ka dëmtuar edhe platformën e aeroportit të këtij të fundit. Erërat u rrëzuan çati dhe u shkaktuan aksidente trafiku, transmeton lajmi.net.

Stuhia e përfshiu edhe pjesën jugore të Sllovenisë dhe Kroacisë lindore.

Instituti meteorologjik slloven ngre alarmin në nivelin më të lartë “të kuq”, raporton Hina.

Moti i keq ka shkaktuar dëme të mëdha në Slloveni dhe Kroaci, ku paralajmërojnë se mot i ngjashëm do të ketë edhe gjatë ditëve në vazhdim.

Breshër në Slloveni
Breshër në Slloveni

Instituti Hidrometeorologjik i Republikës së Maqedonisë ka paralajmëruar sot edhe në territorin e Serbisë pritet të ketë stuhi të e shoqëruara nga shira të forta dhe erëra.

Ndërsa, Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës ka njoftuar se gjatë vikendit do të mbajë mot me diell dhe vranësira të cilat vende-vende do të shoqërohen me reshje lokale shiu dhe shkarkime rrufesh.

Sipas Institutit, temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 13-15 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihet të lëvizin ndërmjet 25-27 gradë Celsius.

Do të fryjë erë nga drejtimi i veriperëndimit me shpejtësi deri 8m/s. /Lajmi.net/

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz