back to top
Tuesday, September 9, 2025
BallinaLajmeStudimi i fundit zbulon kimikatin kanceroz që gjendet tek produktet antidjersë

Studimi i fundit zbulon kimikatin kanceroz që gjendet tek produktet antidjersë

Të ngjajshme

Vdes një i paraburgosur në Qendrën Korrektuese të Hajvalisë

I paraburgosuri në Qendrën e Paraburgimit në Prishtinë, me...

Dajaku: Kjo është një nga fitoret më të mëdha në histori të Kosovës

Emisioni sportiv “Favorit” vjen me një edicion special sonte,...

Osmani e Kurti festojnë bashkë golin e Kosovës ndaj Suedisë në “Fadil Vokrri”

Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani dhe Kryeministri...

Imri Ahmeti pritet ngrohtë në Shalë

Kryetari i Lipjanit, Imri Ahmeti, është pritur ngrohtë në...

Benzeni, një kimikat i njohur që shkakton kancer, u gjet në mbi gjysmën e 108 llojeve të produkteve të antidjersës dhe deodorantëve të trupit nga 30 marka të ndryshme, sipas peticionit të paraqitur këtë muaj në Administratën e Ushqimit dhe Barnave të SHBA-së.

Benzeni nuk duhet të përdoret në prodhimin e substancave ose produkteve sepse është një tretës i klasit 1 me “toksicitet të papranueshëm”, sipas FDA.

Sidoqoftë, FDA lejoi një përdorim “të përkohshëm” të benzenit në dezinfektuesit e lëngshëm të duarve gjatë pandemisë.

Benzeni krijohet nga proceset natyrore dhe të bëra nga njeriu. Sipas Qendrës Amerikane për Kontrollin dhe Parandalimin e Sëmundjeve, kimikati, i cili mund t’i mashtrojë qelizat e trupit që të mos funksionojnë siç duhet, është gjithashtu një pjesë natyrale e naftës së papërpunuar, benzinës dhe tymit të cigareve.

Përdoret gjithashtu për të prodhuar një shumëllojshmëri të “plastikës, lubrifikantëve, gomave, ngjyrave, detergjenteve, ilaçeve dhe pesticideve”, sipas Shoqatës Amerikane të Kancerit.

Ekspozimi mund të jetë i rrezikshëm, duke rritur “rrezikun e zhvillimit të leukemisë dhe çrregullimeve të tjera të gjakut”, tha Instituti Kombëtar i Kancerit.

Ekspozimi ndaj niveleve të larta të benzenit në ajër mund të shkaktojë skuqje dhe plagë në lëkurën tuaj, sipas Agjencisë për Substancat Toksike dhe Regjistrin e Sëmundjeve (ATSDR).
Pas këtij studmi pritet të merren masa nga FDA.

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz