Studim: të infektuarit pa simptoma faktor kryesor në përhapjen e virusit

Shumë shkencëtarë dhe ekspertë shëndetësorë janë të bindur me faktin se koronavirusi është duke u përhapur nga persona, të cilët janë të infektuar mriëpo nuk kanë simptoma. Sipas tyre, kjo gje është problem kyç, I cili po e vështirëson edhe më shumë betejën kundër kësaj pandemie.
Kështu, një studim I fundit I bërë nga disa shkencëtarë në Singapor, ka ardhur në përfundim se rreth 10% e infeksioneve janë shkaktuar nga individë të infektuar me koronavirus, por të cilët nuk kanë shfaqur simptoma dalluese.
Shkencëtarët zbuluan se këta individë shkaktonin përhapjen e infeksionit, pa qenë në dijeni, duke u bërë kështu burim i rreth 6% të rasteve në komunitet përkatëse.
Në përgjigje të studimeve që kanë rezultuar të ngjashme, Qendra për Kontrollin dhe Parandalimin e Sëmundjevenë ShBA, ka ndryshuar përkufizimin e rrezikut të transmetimit të virusit për qytetarët, duke deklaruar se çdo individ tani e tutje duhet të konsiderohet si bartës i virusit, edhe nëse nuk shfaq simptoma.

Lexo edheKoronavirusi shkaktar i më shumë vdekjeve se diabeti apo sulmi në zemër
Shkencëtarët kanë thënë se ky fakt do ta bëjë gjendjen edhe më të vështirë për t’u mbajtur nën kontroll në krahasim me epidemitë e tjera, të ngjashme që kanë sulmuar sistemin e frymarrjes si virusi SARS në fillim të viteve 2000.
Tek shumica e personave të prekur, koronavirusi shkakton simptoma të lehta, si kollë dhe temperaturë që kalojnë pas dy-tre javësh. Për një numër më të vogël, sidomos për persona të moshuar apo individë me probleme të tjera shëndetësore, COVID-19 mund të sjellë komplikime të rënda deri në vdekje./Gazeta Express














