Studim: Helmi i grerëzës vret qelizat e kancerit

Shkencëtarët në Brazil besojnë se helmi i një grerze braziliane vdes qelizat e kancerit dhe mund të jetë arma për kurimin e tij. Studimi ka zbuluar se një toksinë në thumbin e kësaj grerze, vret qelizat e kancerit dhe nuk dëmton ato normale.
Ekipi i Universitetit të Brazilit, i cili eksperimentoi në këtë teori, deklaroi sehelmi i dobëson qelizat e tumorit dhe i bën ato molekula vitale.
Por, puna në këtë fazë është akoma në hapat e saj të parë dhe shkencëtarët thonë se ka nevojë për kërkime të tjera e se gjithashtu duhet gjetur mënyra e duhur që kjo kurë të aplikohet tek njerëzit.
Polybia Paulista është një lloj grerze që gjendet në jug – lindje të Brazilit, tepër agresive. Edhe pse pickimi i saj është i padëshirueshëm në këto vende,shkencëtarët besojnë gjithnjë e më shumë se helmi i saj mund të vihet në përdorim për mirë, shkruan BBC.

Lexo edheThuani lamtumirë syzeve, ja receta natyrale për sytë (Foto)
Ky insekt përmban një toksinë të rëndësishme të quajtur MP1, që e përdor për të sulmuar ose për të mbrojtur veten.
Rezultati se MP1 mund të shkatërrojë qelizat e kancerit erdhi pas përfundimit të eksperimentit tek minjtë.














