Studentët me mesazh të fortë nga protesta: “Ju jeni dhe do të mbeteni gjithmonë çlirimtarë”
dp
Lexo edheGucati paralajmëron protesta të reja: OVL-UÇK-së nuk do të ndalet
Studentët kanë marshuar sot në sheshin e Prishtinës, në shenjë kundërshtimi ndaj aktgjykimit të shkallës së parë të Dhomave të Specializuara në Hagë ndaj ish-krerëve të UÇK-së.
Gjatë protestës, studentët kanë përcjellë një mesazh të fortë për ish-pjesëtarët e UÇK-së që ndodhen në Hagë, duke theksuar se qëndrimi i tyre ndaj luftës çlirimtare nuk do të ndryshojë.
“Përmes këtij mesazhi dua t’u drejtohem si atyre që ndodhen padrejtësisht në Hagë, ashtu edhe gjithë botës demokratike. Nuk ka gjykatë dhe as vendim që do ta ndryshojë mënyrën se si rinia e Kosovës i sheh çlirimtarët tanë”, u tha në protestë.
Lexo edheGucati paralajmëron protesta të reja: OVL-UÇK-së nuk do të ndalet
“Ju jeni dhe do të mbeteni gjithmonë çlirimtarë ”, u tha në protesten e studentëve./Indeksonline/