back to top
Wednesday, December 10, 2025
BallinaLajmeStudentët e UP-së, biznes me dhoma të konvikteve

Studentët e UP-së, biznes me dhoma të konvikteve

Të ngjajshme

Fury thotë se “Mbreti” duhet të rikthehet në fronin e tij

Boksieri britanik Tyson Fury ka lënë të kuptohet se...

Nesër nis procesi gjyqësor për rezervat shtetërore

Gjykata Themelore në Prishtinë ka caktuar 10 dhjetorin, si...

Fury thotë se “Mbreti” duhet të rikthehet në fronin e tij

Boksieri britanik Tyson Fury ka lënë të kuptohet se...

Zjarr në një market në Tophane të Prishtinës

Një zjarr ka kapluar marketin “Viva Fresh Store” në...

Musliu: Sulmi në Ibër-Lepenc u krye nga shërbimet sekrete serbe

Eksperti i sigurisë, Agim Musliu, ka reaguar pas publikimit...

Ndonëse konkursi i rregullt për pranimin e studentëve në Qendrën Studentore ka përfunduar, të rinjtë e Universitetit të Prishtinës ia kanë mësyrë një rruge tjetër për ta zënë një dhomë në konvikt, raporton T7.

Gazetare: Ardita Rashiti

Kanë arritur që ta fitojnë një dhomë në konvikt, në mesin e 6500 studentëve sa kanë aplikuar, megjithatë disa studentë kanë vendosur që të bëjnë pazare me këtë pozitë të fituar.

Në rrjetin social Facebook, në një grup ku më parë organizoheshin për test të maturës, studentët po shkëmbejnë dhomat e konvikteve, po e shesin kartelën e mensës e madje edhe dhomën e tyre.

“Shes menzën, për më shumë informata më kontaktoni në privat” shkruan një vajzë në këtë grup.

Të tjerë shprehin interesim ta blejnë një kartelë të tillë.

“Shes dhomën në konvikt” thuhet në një postim tjetër, ndërsa numri i komentuesve të interesuar, nuk është i vogël.

E ky mashtrim nuk është risi. Njëjtë kanë vepruar ndër vite studentët e Universitetit të Prishtinës, ndonëse jo çdoherë një përpjekje e tillë ka rezultuar me sukses. Kështu të paktën është shprehur drejtori i Qendrës Studentore, Fatmir Sfishta.

“Për çdo vit tentohet, por iu bëj thirrje sepse nëse një student ndodhë ta shesë kartën e vet studentit tjetër, merr përsipër për këtë veprim dhe përjashtohet menjëherë nga konvikti, rrjedhimisht nuk ka mundësi” ka thënë Sfishta.

Megjithatë ai thotë se një dukuri e tillë është në rënie, ndonëse akoma prezente.

Fotografia e G'zim Kastrati

Një veprim i tillë paraqet thyerje të rregullores së brendshme të Qendrës së Studentëve.

Edhe gjatë këtij viti ka pasur interesim të madh nga studentët që t’i bashkohen konvikteve.

Nga 6500 aplikantë janë pranuar 4000 prej tyre, ndërsa përparësi në konkurs kanë pasur studentët të cilët kanë notë mesatare më të lartë.

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz