back to top
Sunday, August 3, 2025
BallinaLajmeStudentët e Gjakovës: Na helmuan për të penguar protestën

Studentët e Gjakovës: Na helmuan për të penguar protestën

Të ngjajshme

Muharremi: Qytetarët po i përballojnë çmimet e ngritura me kredi e borxhe

Njohësi i politikave ekonomike, Shenoll Muharremi, ka reaguar edhe...

Amorim: Dua të qëndrojë për 20 vite te Manchester Unitedi

Trajneri portugez, Ruben Amorim erdhi me shumë bujë në...

Jasir Asani nënshkruan me skuadrën nga Irani

Skuadra iraniane Esteghlal ka arritur marrëveshje me sulmuesin shqiptar...

“Pastrimi” gjen te kontejnerët dallamë e jelek tradicional nusesh

Kompania Regjionale e Mbeturinave “Pastrimi” ka njoftuar se gjatë...

Të mërkurën rreth 40 studentë të Universitetit të Prishtinës “Fehmi Agani” në Gjakovë, janë helmuar në mensën e këtij qyteti nga ushqimi dhe kjo po mendohet se është bërë me tendencë.

Këtë po e thonë disa studentë të këtij universiteti ndërsa Ardit Halilaj, përfaqësuesi i studentëve të këtij Universiteti, ka thënë për KlanKosova.tv, se ka ende studentë që janë të shtruar në spitalin “Isa Grezda” në Gjakovë pasi nuk janë në gjendje të mirë shëndetësore pas helmimit.

Sipas disa studentëve, kjo është bërë me qëllim për t’i penguar ata të marrin pjesë në protestën e paraparë për të enjten, ku studentët do t’i paraqisnin kërkesat e tyre karshi Universitetit.

“Sot kemi protestuar në mënyrë paqësore para Universitetit. Kërkesat tona janë të shumta, por kryesorja është largimi i Ushtrueses së Detyrës së Sekretares së këtij Universiteti, Linda Dula Halilabazit e cila është ofenduese, shantazhuese dhe po ndikon te profesorët në Ai thotë të kenë kërkuar takim me rektorin e këtij universiteti, Shaban Buza, i cili ka pranuar vetëm pas shumë përpjekjeve që këta studentë i kanë bërë.

“E kemi kontaktuar disa herë në telefon Buzën, e më pas ai pranoi të takohej. Takimi me të ka zgjatur 30 minuta por s’kemi arritur asnjë zgjidhje. Ne po kërkojmë që Linda Dula Halilabazi të largohet nga pozita, për këtë kemi mbledhur edhe 466 nënshkrime. Mirëpo, ai na tha se për këtë s’është kompetent”.

Pasi Halilaj ka thënë se ka ende studentë në gjendje të rëndë shëndetësore nga helmimi, Klankosova.tv ka provuar të kontaktojë me drejtorinë  spitalit “Isa Grezda” në Gjakovë, mirëpo nuk ka mundur të bie në kontakt për shkak se telefonin e kishte të mbyllur.

Në anën tjetër, klankosova.tv ka provuar që të kontaktojë edhe me Aqif Shehun, drejtorin e mensës së Gjakovës mirëpo as ai nuk e ka hapur telefonin.

Në protestën e sotme, Halilaj ka thënë të kenë qenë prezentë 40 studentë të Universitetit “Fehmi Agani” në Gjakovë.

- Advertisement -

Të Fundit