BallinaLajmeStriptiz në qendër të Prishtinës

Striptiz në qendër të Prishtinës

Të ngjajshme

Agim Ademi viziton ”Dardanët” e rinj: Flamuri i Kosovës të valojë në Euro 2027

Presidenti i FFK-së, Agim Ademi, ka vizituar sonte kampin...

Rruga drejt NATO-s mbetet prioritet për Kosovën

Thuajse tri dekada pas ndërhyrjes së NATO-s, e cila...

Klodi i “çmend” femrat me pamjen e re

Ish-finalisti i Big Brother VIP Kosova, Klodian Mihaj vazhdon...

Vuçiqi pretendon se iu ofrua Nobeli për njohje të Kosovës

Presidenti i Serbisë, Alleksandar Vuçiq, ka deklaruar në Vranjë,...

Haliti: Nuk kam emigruar, jam arratisur nga Jugosllavia nën kërcënim për jetë

Xhavit Haliti ka folur për periudhën e arratisjes dhe...

Në hapësirat e Hotelit Grand, po hapet një striptiz bar, MTI regjistron këtë biznes

Aktivitete të tilla janë të rralla në Kosovë.

Edhe nëse ka pasur, ato janë zhvilluar fshehtas diku në periferi të qyteteve kosovare.

Por ky zanat shumë shpejt do të nisë të kryhet në qendër të Prishtinës.

Brenda këtij objekti tashmë kanë filluar punët për të krijuar një ambient adekuat për këtë lloj vallëzimi.

Se shumë shpejt në këtë vend do hapet një lokal nate, e kanë paralajmëruar edhe vajzat të cilat janë pjesë e këtij clubi.

Por ky nuk është lajmërimi i vetëm që ky biznes bënë.

Shumë hapur edhe në rrjetet sociale por edhe nëpër qytetet lajmërojnë për mbrëmjet e tyre.

Në agjencinë e Regjistrimit të Bizneseve e cila funksionon në kuadër të Ministrisë së Tregtisë, ky biznes është regjistruar.

Aktivitetet që janë të regjistruara me përparësi  janë argëtimi dhe rekreacioni kurse si aktivitet sekondarë janë shfaqjet artistike duke mos specifikuar se çka konsiderojnë artistike.

Policia e Kosovës në kuadër të operacioneve që kanë të bëjnë me veprimtari të prostitucionit kanë bërë një serë aktivitetesh

Për T7 kanë konfirmuar që operacione të tilla kanë pasur edhe në lokalin e Shqiponjave që ndodhet në magjistralen Ferizaj-Lipjan.

Por nuk kanë bërë të ditur nëse kanë pasur arrestime apo jo.

Kurse AKP-ja e cila ka nën mbikëqyrje çdo veprimtari brenda Hotel Grandit për televizionin nuk kanë kthyer përgjigje.

Ligjërisht Kosova ende nuk ka bazë që të hetohet striptizmi.

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz