BallinaJetëKurioziteteStop thatësirës në bujqësi, erdhi shiu artificial

Stop thatësirës në bujqësi, erdhi shiu artificial

Të ngjajshme

Kompletohen çiftet çerekfinaliste në Ligën e Kampionëve

Tashmë dihen tetë ekipet e kualifikuara në çerekfinale të...

Robot shkakton kaos në një restorant në Kaliforni

Një robot humanoid ka humbur kontrollin në restorantin Haidilao...

Dëmtohet një gyp, në këtë lagje të Prishtinës ndalet uji

Kompania Rajonale e Ujësjellësit “Prishtina” ka njoftuar se për...

Artefakti romak në Amerikë sfidon historinë e “Botës së Re”

Zbulimi i një artefakti romak në Amerikë ka ndezur...

Shiu artificial është një nga zgjidhjet më premtuese për problemin e thatësirës, i cili  do të lejojë që në të ardhmen ta çojë ujin aty ku shiu nuk është i pranishëm. Risi e rëndësishme për disa vende të botës.

Një agjenci në Amerikën Qendrore ka gjetur zgjidhjen për vendet ku nuk bie shi kurrë dhe thatësira dominon. Bëhet fjalë për shi artificial dhe që nuk bie nga qielli por çohet tek bimët nga dora e njeriut. Kjo bëhet nëpërmjet një materiali plastik, që ka aftësinë të thithë ujë rreth 500 herë më shumë se pesha e tij. Ka madhësinë e një kokrre rëre nëse materiali plastik është i thatë, por kur futet në ujë rritet sa një zar kristali, me dimensione 1-1,54 cm.

Pas këtij procesi shiu artificial mund të ngarkohet në kamion e të kalojë në fushat e thata dhe më pas ujiten bimët bujqësore apo pemët. Dallimi themelor i këtij sistemi me ujin që dërgohet në fushë me anë të cisternave, ka të bëjë me çlirimin e tij. Kur sferat janë të fryra nga uji dhe kur ekspozohen në një klimë të thatë, ai çlirohet ngadalë.

Bima që ka etje, e thith të tërë lagështirën rreth saj dhe në këtë rast arrin që të rritet falë ujit të çliruar pak nga pak. Sigurisht, nuk është një sistem që  lejon të përdoren tek të gjitha bimët e botës, por për disa kultura që kanë nevojë të limituar të ujit, por  që padyshim duan ujë.

Kjo është një metodë që zgjidh situatat më të tmerrshme në vendet me thatësirë të theksuar.  Zgjidhja nuk është shumë e njohur sepse agjencia që  prodhon këtë material, nuk ka bërë shumë marketing. E të mendosh se çfarë potencialiteti do të kishte ky shi tek bujqësia. Imagjinoni  vazon që keni në shtëpi e harroni ta ujisni atë çdo ditë. Me këtë sistem, mund ta përdorni njëherë në muaj dhe bima do të ishte e gjelbër përgjithmonë. E pabesueshme apo jo?

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz