back to top
Monday, August 11, 2025
BallinaLajmeStoilkoviqi në krahë të Vuçiqit në kampin “Serbia të thërret 2025”

Stoilkoviqi në krahë të Vuçiqit në kampin “Serbia të thërret 2025”

Të ngjajshme

Terapia me antibiotikë, efekti, indikacionet dhe dëmet shëndetësore

Prof. dr. dr. Halil Krasniqi, ekspert i shëndetësisë Aleatë të...

Oficerët e doganës gjetën 10 kilogramë kokainë në aeroportin e Cyrihut

Fundjavën e kaluar, një grua 42-vjeçare braziliane u përpoq...

KKSH: Shqiptarët po përjashtohen nga institucionet publike në Luginë

Këshilli Kombëtar Shqiptar (KKSH) në Luginën e Preshevës ka...

Zëvendëskryeministri i Republikës së Maqedonisë së Veriut dhe ministër për Marrëdhënie ndërmjet Bashkësive, Ivan Stoilkoviq, mori pjesë në një pritje të organizuar nga presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, në nder të sportistëve të rinj pjesëmarrës në kampin “Serbia të thërret 2025”, njoftoi Qeveria.

Takimi i gjashtë me radhë, me karakter sportiv dhe edukativ, për fëmijët dhe të rinjtë nga diaspora “Serbia të thërret” po zhvillohet në kompleksin e Shtëpisë së Nxënësve të Shkollave të Mesme “Patriarku Pavle” në Beograd, ndërsa këtë vit në të po marrin pjesë edhe fëmijë nga Maqedonia e Veriut.

Pritjen në Pallatin e Serbisë, përveç Stoilkoviqit, e vizituan edhe ministri serb pa portofol, i ngarkuar për marrëdhënie me diasporën, Gjorgje Miliqeviq, si dhe ministri serb i Sportit, Zoran Gajiq, bëri të ditur Qeveria e Maqedonisë.

Sipas të njëjtit njoftim, kampi, i cili ka nisur më 2 gusht, këtë vit shënon rekord me 436 pjesëmarrës nga 18 vende, ndër të cilët më të shumtët vijnë nga Bosnja e Hercegovina dhe Maqedonia e Veriut. Përveç aktiviteteve sportive, programi përfshin përmbajtje edukativo-arsimore, shoqërim mes pjesëmarrësve dhe krijim miqësish të reja, si dhe njohje me historinë dhe atraksionet turistike të Beogradit.

- Advertisement -

Të Fundit