BallinaTeknologjiSteve Jobs vodhi idenë e krijimit të “iPhone”?

Steve Jobs vodhi idenë e krijimit të “iPhone”?

Të ngjajshme

90 minuta larg historisë, këto janë formacionet e ndeshjes Kosovë-Turqi

Kosova jonë zhvillon ndeshjen jetike ndaj Turqisë. “Dardanët”, synojnë ta...

Zbulohet formacioni i Kosovës, kjo është 11-shja e Franco Fodës!

Sonte në ora 20:45 zhvillohet ndeshja mes Kosovës dhe...

Publikohen formacionet zyrtare të ndeshjes Kosovë – Turqi

Janë publikuar formacionet zyrtare të ndeshjes së madhe finale...

Abdixhiku: Kjo është historia jonë, nuk dorëzohemi

Kryetari i LDK-së, Lumir Abdixhiku, ka ndarë emocionet e...

Misteri i Qefinit të Torinos thellohet

Misteri i Shroud of Turin është bërë edhe më...

Gjigandi i teknologjisë është paditur për 10 miliardë dollarë, pasi një person pretendon se “Apple” ka vjedhur idenë e tij për krijimin e “iPhone”-t, “iPad”-it dhe “iPod”-it”. Personi në fjalë është Thomas Ross, i cili është shprehur se ka hartuar projektin për këto pajisje që në vitin 1992.

Ross pretendon se ai është “vjedhur e shfrytëzuar” nga kompania “Apple”. Siç shihet në skicat e banorit të Floridës në Shtetet e Bashkuara, ato flasin për një pajisje që mund të përdoret për të lexuar romane apo artikuj lajmesh, të shohë video dhe fotografi në to.

Ideuesi i këtyre skicave është shprehur se këto pajisje do të ishin të specializuara edhe për komunikimin. Ross thotë se vazhdon të përjetojë “dëmtim të madh dhe të pariparueshëm, që nuk mund të kompensohet plotësisht nga paratë”.

Ai kërkon që “Apple” t’i dëmshpërblejë atij 10 miliardë dollarë dëme, si dhe t’i japë 1.5 për qind të shitjeve të ardhshme të “Apple”.

Të ardhurat e vitit 2015 për gjigandin e teknologjisë ishin 235 miliardë dollarë, çfarë do të thotë se me shumë gjasë, çështja gjyqësore është në favor të kompanisë. Ish-kreu ekzekutiv i “Apple”, Steve Jobs është shprehur dikur: “Ne kemi qenë gjithmonë të paturpshëm për të vjedhur një ide të madhe”.

Patenta është shpikur nga Thomas Ross gati 15 vite përpara se “iPhone” i parë të krijohej. Megjithatë, ajo u shpall e braktisur nga zyra amerikane e Patentave dhe Markave në vitin 1995, pasi Ross nuk kishte paguar taksat e nevojshme gjatë aplikimit.

(shekulli online) 

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz