HomeStanovci bëhet me trafo të re

Stanovci bëhet me trafo të re

Të ngjajshme

Xabi Alonso flet për Granit Xhakën dhe kalimin e tij të mundshëm në Chelsea?!

Trajneri i Chelseat, Xabi Alonso dje ishte në konferencë...

Festë e çmendur në Kairo, yjet e Egjiptit priten me fishekzjarre

Kombëtarja e Egjiptit pati një Kampionat Botëror të shkëlqyer. “Faraonët”,...

Zhduket një person nga Kaçaniku, familja kërkon ndihmën e qytetarëve

Milazim Jaha, 44-vjeçar banor i fshatit Stagovë në Kaçanik,...

Ky është personi që mbeti i plagosur sonte në Pejë

Një person ka mbetur i plagosur si pasojë e...

 

KEDS ka investuar në Stanovc të Ulët të Vushtrrisë duke vendosur trafon e re dhe LP 10 kV. Nga ky investim kanë përfituar direkt dhjetëra konsumatorë
Trafo e re e ka gëzuar së tepërmi lagjen e Segashëve në Stanovc të Ulët të Vushtrrisë. Entuziazmi është i madh te ta, sepse KEDS ua përforcoi tensionin. “Tensionin e kemi pasur 110 volt. Në mbrëmje binte edhe nën 100. Ka qenë tmerr. Tash, gjithçka është rregulluar. E falënderojmë KEDS-in”, thotë i riu Ejup Segashi, i veshur në tesha të punës. Ai e ka shtëpinë përballë trafos së re, përderisa nuk fsheh aspak gëzimin.
“Tash po saldoja. Më duhet t’i rregulloj disa gjëra në shtëpi. Më herët s’kishte shans. Nuk punonin as pajisjet tjera e lëre më aparati i saldimit”, shton Segashi.
Vendin për vendosjen e trafos e ka lëshuar Rasim Islami, rreth të 60-tave. “Po, e lëshova me vullnet. Kemi shpëtuar. Tash kemi dritë”, thotë Islami.
Nga trafo e re në Stanovc të Ulët kanë përfituar rreth 40 konsumatorë. “Trafoja është e madhësisë 250 kVA. Kemi vendosur edhe 5 shtylla betoni të tensionit të mesëm dhe afro 200 metra kabllo. Në bazë të matjeve që ka bërë KEDS-i në pikun e shpenzimeve tensioni është 220 volt”, thonë nga Departamenti i Mirëmbajtjes në KEDS. Ky investim hyn në kuadër të mirëmbajtjes që po bën KEDS për tërë territorin e vendit.
Pos investimeve të reja, kompania është fokusuar edhe në zëvendësimin e pajisjeve ekzistente. Vetëm gjatë muajit janar ishin zëvendësuar 13 transformatorë të mbingarkuar dhe qindra shtylla të tensionit të mesëm dhe të ulët.
Ndërmarrja e këtyre masave preventive ka rritur ndjeshëm si sigurinë e furnizimit të konsumatorëve ashtu edhe kualitetin e shërbimeve. /Telegrafi/
- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz