BallinaSportStadiumi i klubit shqiptar shndërrohet në pishinë

Stadiumi i klubit shqiptar shndërrohet në pishinë

Të ngjajshme

Ish-trajneri i Dortmundit shihet si favorit kryesor për të zëvëndësuar Valverden te Bilbao

Trajneri kroato-gjerman, Edin Terziq është i papunë që nga...

Ky është inspektori i IPK-së që u plagos sonte në Prishtinë

Një person është plagosur para pak çastesh në Rrugën...

Mbappe: Jam rikuperuar plotësisht nga lëndimi

Sulmuesi francez, Kylian Mbappe është rikthyer së fundi nga...

Ramabaja: Presidentja Osmani po ndërton strategji të qartë për garën politike të ardhshme

Analisti Sadri Ramabaja ka komentuar vizitat e Presidentes Vjosa Osmani nëpër Kosovë. Ai ka...

Ende nuk është bërë e ditur se sa dëme materiale ka shkaktuar ky shi i madh.

Stadiumi i klubit të Vëllazërimit është shndërruar totalisht në një pishinë, pasi shirat e rrëmbyeshëm që kanë rënë ditët e fundit në Kërçovë, e kanë përmbytur totalisht terrenin.

Me ujë janë mbushur edhe dhomat e zhveshjes, duke krijuar një situatë kaotike.

Ende nuk është bërë e ditur se sa dëme materiale ka shkaktuar ky shi i madh.

Kryesia e Vëllaznimit, ndërkohë, ka kërkuar ndihmë nga kjo situatë e pazakontë. Në reagimin e tyre thuhet se gjatë vërshimeve të fundit KF vëllazërimi ka pësuar dëme të shumta materiale. Ja apeli i tyre:

“Apel për ndihmë! KF Vëllazërimi pas vërshimeve dhe përmbytjeve që ka pasur, ka pësuar dëm të konsiderueshëm material. Pothuajse gjithçka është dëmtuar, përveç mureve dhe themelit. Janë dëmtuar makineri, gardërobat e stërvitjeve dhe të ndeshjeve të futbollistëve, teshatoret, ngrohtësitë e ujit, instalimi i rrymës elektrike. Pra, ka dëm në total, përveç mureve.

Apelojmë për ndihme deri tek të gjithë mërgimtarët kërcovarë dhe tek të gjithë qytetarët që jetojnë dhe veprojnë në Kërçovë të ndihmojnë për përmirësimin e gjendjes së stadiumit dhe gjithcka që është e dëmtuar materialisht në objektin e KF Vëllazërimi!. K.F.”VËLLAZËRIMI”- Kërçovë, xhirollogaria: 270040340400142 Halk Bank. Kontakt tel. 070705758”.

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz