Stadiumi i Drenasit është bërë me trafo elektrike, ku pas një bashkëpunimi ndërmjet Komunës së Drenasit dhe KEDS-it, është arritur vendosja e trafos së veçant në stadiumin sintetik, transmeton Drenica Press.
Zëdhënësi i komunës së Drenasit Bekim Dobra, bën të ditur për Drenica Press se vendosja e kësaj trafoje ka qenë shumë e nevojshme dhe kërkesë e kahmotshme e Komunë dhe financuesit, BE-së. Gjatë vendosjes së trafos prezent ishte nënkryetari i komunë, Gani Syla, drejtoresha e Kulturës, Rinisë e Sporteve, Flutura Avdiu dhe përfaqësuesit e KEDS-it.

- Advertisement -