back to top
Tuesday, September 16, 2025
BallinaRegjionaleDrenasStacioni Policor i Drenasit prezanton raportin vjetor të vitit 2017

Stacioni Policor i Drenasit prezanton raportin vjetor të vitit 2017

Të ngjajshme

Rubin: Organet e OKB-së shpesh nuk e përshkruanin mirë situatën në Kosovë

Ish-zyrtari i lartë amerikan, James Rubin, u pyet në...

Aferdita Dreshaj shfaqet në bikine, ‘digjet’ interneti

Modelja dhe këngëtarja e njohur Aferdita Dreshaj ka ndezur...

Forcat Ushtarake Policore të KFOR-it me ushtrim të përbashkët zjarri në Kampin Bondsteel

Forcat Ushtarake Policore nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës,...

James Rubin nis deklarimin e tij në Hagë, dita e dytë me radhë

Ish-ndihmës sekretari amerikan i Shtetit, James Rubin ka filluar...

Të premten, Stacioni Policor i Drenasit në sallën e Kuvendit të Komunës së Drenasit, kanë prezantuar raportin vjetor të punës për vitin 2017 të cilin e kanë vlerësuar të qetë dhe pa incidente duke ruajtur qetësinë publike në Drenas.

Ne këtë takim, merrnin pjesë, komandanti i Stacionit Policor në Drenas, Driton Morina me stafin e Stacionit Policor, nënkryetari i Komunës, Gani Sylaj me drejtor të drejtorive komunale, shoqata të dala nga lufta e UÇK-së, përfaqësues të FSK-së, KFOR-it, të Bashkësisë Islame të Kosovës të Komunitetit Katolik, kryetar të fshatrave, drejtor të shkollave, media dhe qytetarë.

Me këtë rast, nënkryetari Sylaj, ne emër të kryetarit Ramiz Lladrovci, ka falënderuar Policinë e Kosovës të cilët kanë kontribuar ne ruajtjen dhe qetësinë publike në Komunën e Drenasit dhe bashkëpunimin që kanë treguar gjatë vitit raportues.

Ndërsa komandanti i Stacionit Policor në Drenas, Driton Morina, ka thënë se viti 2017 ka qenë i suksesshëm dhe bashkëpunues më institucionet relevante për ruajtjen dhe qetësinë publike. Me theks të veçantë, ka përmendur Komunën e Drenasit, përkatësisht kryetarin Lladrovci për hapjen e nënstacionit Policor në Komoran, vendosjen e kamerave në qytet dhe bashkëpunimet tjera që kanë treguar efikasitet. Po ashtu ai ka falënderuar edhe komunitetet fetare që kanë bashkëpunuar me policinë dhe që nuk është shënuar asnjë rast të dhunës ekstreme me motive fetare. Në këtë takim është prezantuar raporti i detajuar me statistika të rasteve të ndryshme të Stacionit Policor të Drenasit.

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz