BallinaLajmeSputniku rus thotë se vizita e Ramës në Serbi është shenjë se...

Sputniku rus thotë se vizita e Ramës në Serbi është shenjë se Serbia do ta njohë Kosovën

Të ngjajshme

15 praktikantë nisin rrugëtimin profesional në Komunën e Fushë Kosovës

Komuna e Fushë Kosovës ka nënshkruar sot marrëveshjen për...

Rudolph: Do të vazhdojmë të mbështesim FSK-në dhe Kosovën drejt integrimit euroatlantik

Ambasadori gjerman në Kosovë, Rainer Rufolph, ka takuar ministrin...

Haradinaj i ashpër me Kurtin: Ti shpenzon pare, ushqen zagarë, me fy shqiptarë

Deputeti i AAK-së Ramush Haradinaj ka qenë i ashpër...

Agjencia e lajmeve ruse “Sputnik”, shkruan se serbët po mendojnë që vizita e kryeministrit shqiptar, Edi Rama në Serbi, në samitin e ardhshëm ekonomik, është një shenjë që Serbia është duke sinjalizuar gatishmërinë e saj për të njohur Kosovën si shtet i pavarur.

Momçillo Trajkoviq, kryetar i Lëvizjes së Rezistencës Serbe nga Kosova, tha për “Sputnik” se ai nuk është i habitur për këtë çështje.

“Autoritetet e Kosovës kanë filluar gradualisht të hapin pikat e kontrollit në Serbinë qendrore dhe ata janë në kërkim të një mënyre për ta justifikuar atë. E gjithë kjo mund të ndodhë ngadalë, por me siguri, e të çojë në njohjen e pavarësisë së Kosovës nga Beogradi”, tha ai.

Delegacioni shqiptar i industrialistëve i kryesuar nga Rama pritet të marrë pjesë në samitin i cili është programuar të mbahet në Nish me 12-14 tetor. Në këtë takim do të jetë edhe një delegacion nga Kosova i udhëhequr nga zëvendësministri i Pushtetit Lokal, Bajram Gecaj, shkruan kjo agjenci.

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz