Një ngjarje e rëndë ka ndodhur sot në Klinë, më saktësisht në fshatin Bokshiq, ku një person ka mbetur i vrarë nga të shtënat me armë zjarri.
Rreth këtij rasti ka reaguar Spitali i Përgjithshëm i Pejës, nga ku është bërë e ditur se viktima, ka arritur atje pa shenja jete, përcjell Express.
Postimi:
Sot, rreth orës 15:30, në Spitalin e Përgjithshëm në Pejë është sjellë një person i lindur në vitin 1977, i plagosur me armë zjarri.
Pavarësisht përpjekjeve të ekipit mjekësor, personi ka ardhur pa shenja jete.
Rastit i janë përgjigjur organet kompetente dhe janë duke u ndërmarrë veprimet e nevojshme.