back to top
Tuesday, October 21, 2025
BallinaLajmeSpiropali: Procesi në Hagë ka kaluar afatet, protesta në Tiranë ishte pa...

Spiropali: Procesi në Hagë ka kaluar afatet, protesta në Tiranë ishte pa fije politike

Të ngjajshme

Kurti shkon në Londër e takon mërgatën- i fton që të investojnë në Kosovë

Kryeministri në detyrë, Albin Kurti, ka takuar mërgatën shqiptare...

Kështu ndahen ulëset në Kuvendin Komunal të Rahovecit

Zgjedhjet e 12 tetorit kanë nxjerrë një rezultat tejet...

Kryeministri kanadez: Netanyahu do të arrestohet, sapo të futet në territorin tonë

Kryeministri kanadez Mark Carney deklaroi se Kanadaja do të...

Të premten e kaluar, Tirana u vesh me flamujt e UÇK-së, në protestën ku morën pjesë shqiptarët nga Shqipëria e Kosova, në mbështetje të liderëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës të cilët po përballen me procesin gjyqësorë në Gjykatën e Hagës.

Ministrja e jashtme e Shqipërisë, Elisa Spiropali, u shpreh se kjo protestë ishte emocionuese dhe e duhur.

Ajo tha se organizatorët e kësaj protestë kishin zgjedhur Tiranën si vend për t’u bashkuar në këtë tubim, pasi Tirana është kryeqendra e shqiptarisë.

“Nga organizatorët protesta është zgjedhur të bëhet në Tiranë sepse Tirana është kryeqendra e shqiptarisë, kjo është një çështje e historisë së kombit shqiptar. Duhet të bëhen edhe në Prishtinë, në çdo shesh ku ka shqiptar, madje dhe në Hagë”, tha ministrja në Top Story.

“Ishte emocionuese, protesta e duhur, protestë mbarëkombëtarë, jo e dirigjuar nga fije politike. Në momentin që është votuar Gjykata Speciale, janë bërë për t’i dhënë përgjigje përfundimtare akuzave të frikshme mbi luftën e Kosovës, por dhe akuzat ndaj Shqipërisë si bashkëpunëtore në krime lufte. Ajo gjykatë nuk u krijua nga presioni ndërkombëtar, por me përgjegjësi dhe pjekuri shtetërore në atë kohë, që të zhbëheshin akuza të tilla monstruoze.

5 vite nga ngritja e akuzave, kemi një proces që ka kaluar afatet me dëshmi të zbehta dhe proces të parregullt që sot ka vënë hije dyshimi mbi gjykatën. Nuk lejojmë që të përmbysen rolet dhe në këtë teatër të drejtësisë viktimat të kthehen në agresorë, dhe agresorët në viktima”, u shpreh Spiropali.

Spiropali u shpreh se marrëdhënia mes dy shteteve është vëllazërore, përtej deklaratave politike, shkruan Top Channel, transmeton Klankosova.tv.

“Përtej deklaratave partiake, sot kemi raport intensive mes dy qeverive, shqiptare dhe asaj të Kosovës, marrëdhëniet janë vëllazërore”, u shpreh Spiropali.

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz