Spekulime për dasmë në Itali – Ja çfarë po planifikon Dua Lipa
dp

Lexo edheIlir Shaqiri prek me fjalët për Rexhep Qosjen: U shua institucioni i mendimit shqiptar

Sipas raportimeve, hoteli luksoz “Villa Igiea” në Palermo dyshohet se është rezervuar për një event privat në fillim të shtatorit, gjë që ka nxitur spekulime për një dasmë të mundshme. Megjithatë, deri tani nuk ka asnjë konfirmim zyrtar nga vetë artistja apo përfaqësuesit e saj.
Interesi mediatik është shtuar edhe pas paraqitjeve të saj në Itali dhe lidhjes së vazhdueshme me partnerin e saj, aktorin britanik Callum Turner. Fansat në rrjetet sociale po diskutojnë gjerësisht për mundësinë e një eventi madhor, ndonëse mungojnë provat konkrete.
Për momentin, gjithçka mbetet në nivel spekulimesh, ndërsa Dua Lipa nuk ka dhënë asnjë deklaratë publike lidhur me këto raportime.

Lexo edheIlir Shaqiri prek me fjalët për Rexhep Qosjen: U shua institucioni i mendimit shqiptar