Në mbrëmjen spektakolare që zhvillohet në Machester, BRIT Awards 2026 dëshmon se nuk është vetëm një event për çmime, por edhe një paradë e modës.
Në atmosferën e ngrohtë të qytetit anglez, ku çmimet muzikore po zhvillohen për herë të parë jashtë Londrës këtë vit, yjet parakaluan në tapetin e kuq me shumë stil.
Fotografitë nga tapeti treguan qartë se moda e këtij viti ishte po aq emocionuese sa dhe performancat muzikore, duke u shndërruar në temë bisede të çdo gazete britanike dhe stilisteje të modës në mbarë botën.
Pamjet e yjeve në tapetin e kuq kanë bërë xhiron e rrjetit, ndërsa fansat – si gjithmonë – kanë nisur votimet për look-in më të mirë të natës, duke nxitur një garë entuziaste midis ikonave të muzikës.
Në mesin e atyre që shkëlqyen sonte ishte Bebe Rexha, Rosalia, Harry Styles, e kështu me radhë.







