back to top
Tuesday, January 27, 2026
BallinaLajmeKosovëSpecialja heq edhe disa dëshmitarë nga lista në rastin ndaj ish-krerëve të...

Specialja heq edhe disa dëshmitarë nga lista në rastin ndaj ish-krerëve të UÇK-së

Të ngjajshme

Ter Stegen e nis me barazim aventurën me Gironën

Ndeshja ndaj Getafes ishte e para për Marc-Andre Ter...

Kancelari Merz: Niveli i përdorimit të dhunës në SHBA është shqetësues

Kancelari i Gjermanisë, Friedrich Merz, shprehu sot shqetësimin e...

Presidenti i Federatës Spanjolle konfirmon: Finalja e Botërorit luhet në Spanjë

Presidenti i Federatës Spanjolle të Futbollit, Rafael Louzan dha...

Zyra e Prokurorit të Specializuar në Hagë, sërish i ka bërë disa ndryshime në listën e dëshmitarëve, në rastin e ish-presidentit Hashim Thaçi, Kadri Veselit, Jakup Krasniqit dhe Rexhep Selimit.

Sipas një dokumenti të publikuar, ZPS-ja nuk do të mbështetet më në dëshminë e disa dëshmitarëve, emrat e të cilëve s’janë publikuar.

Ndër të tjera thuhet se disa dëshmi do të jepen me shkrim, transmeton Klankosova.tv

Pas këtyre ndryshimeve, vetëm gjashtë dëshmitarë mbeten për të cilët ende nuk është dhënë një njoftim ose një konfirmim për statusin e tyre.

“Me këto ndryshime të mëtejshme, vetëm gjashtë dëshmitarë mbeten për të cilët ende pritet një njoftim ose tregues tjetër i statusit. Kjo do të bëhet, siç është paraqitur më parë, sa më shpejt që të jetë e mundur për të siguruar kohë të mjaftueshme për përgatitje”, thuhet në njoftim.

Tutje, Zyra e Prokurorit të Specializuar, ka deklaruar se do të bëjë njoftimet e nevojshme në kohën më të përshtatshme për të mundësuar përgatitjen e duhur.

Kjo paraqitje është dorëzuar si konfidenciale në përputhje me Rregullën 82 pika 4 e procedurave të Gjykatës Speciale.

Ndryshe, Thaçi, Veseli, Krasniqi dhe Selimi janë në Hagë nga muaji nëntor 2020.

Që nga ajo kohë, ata po gjykohen për krime të luftës.

Të Fundit

Sport

ShowBiz