BallinaLajmeSpecialja hedh poshtë kërkesën e Kadri Veselit për lirim të përkohshëm

Specialja hedh poshtë kërkesën e Kadri Veselit për lirim të përkohshëm

Të ngjajshme

Ndërhyrje “horror” nga Jackson, ndëshkohet me karton të kuq

Ylli i Bayernit, Nicolas Jackson ka marrë vëmendje në...

Mateo kalon kufijtë e ngacmimeve, Brikena shfaqet me të nx*ra në krah

Një moment i shkurtër nga transmetimi i përditshëm i...

Trump mohon raportimet se pesë aeroplanë amerikanë u shkatërruan

Presidenti i ShBA-së, Donald Trump, mohon raportimet se pesë...

Zelensky: Rusia po përdor luftën me Iranin si mbulesë për shkatërrim më të madh në Ukrainë

Presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelenskyy ka thënë se Rusia...

Interi kalon në epërsi ndaj Atalantas

Interi ka arritur të kalojë në epërsi ndaj Atalantas. Ishte...

Gjykata Supreme e Dhomave të Specializuara të Kosovës ka hedhur poshtë kërkesën e ish-kryetarit të Kuvendit të Kosovës, Kadri Veseli, për lirim të përkohshëm.

Sipas njoftimit zyrtar të Speciales, më 19 dhjetor 2025, Paneli i Gjykatës Supreme, i përbërë nga gjykatësit Ekaterina Trendafilova (Kryegjykatëse), Kristinë van den Vajngart dhe Daniel Fransen, ka refuzuar kërkesën e Veselit për mbrojtje të ligjshmërisë, e cila ishte paraqitur në mënyrë konfidenciale në nëntor të këtij viti.

Kërkesa kishte të bënte me një vendim të Panelit të Gjykatës së Apelit, të datës 13 gusht 2025, përmes të cilit ishte konfirmuar vendimi i Trupit Gjykues për rrëzimin e kërkesës së Veselit për lirim të përkohshëm.

Me këtë vendim të fundit të Gjykatës Supreme, mbetet në fuqi refuzimi i lirimit të përkohshëm të Kadri Veselit, ndërsa procedurat gjyqësore ndaj tij vazhdojnë në Dhomat e Specializuara.

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz