back to top
Saturday, August 16, 2025
BallinaLajmeLajmet e FunditSpecialja e ndërron datën, aktgjykimi i Apelit për Pjetër Shalën shpallet më...

Specialja e ndërron datën, aktgjykimi i Apelit për Pjetër Shalën shpallet më 14 korrik

Të ngjajshme

Ka kaluar më shumë se një orë që nga fillimi i takimit Trump-Putin

Presidenti amerikan Donald Trump dhe presidenti rus Vladimir Putin...

Mot i nxehtë dhe kryesisht me diell gjatë fundjavës në Kosovë

Fundjava në Kosovë do të karakterizohet me kushte stabile...

Australi: Zbulohet fosili 25 milionë vjeçar i një balene

Zbulimi i një fosili 25 milionë vjeçar në një...

Gjykata Speciale ka njoftuar se paneli i Gjykatës së Apelit ka caktuar shqiptimin e aktgjykimit të apelit në çështjen gjyqësore të Pjetër Shalës për 14 korrik 2025, në orën 11:30 sipas orës së Europës Qendrore.

Fillimisht, kjo seancë ishte planifikuar të mbahej një ditë më vonë. Më 4 qershor  2025, Paneli i Gjykatës së Apelit e kishte caktuar shpalljen e aktgjykimit të apelit në çështjen Pjetër Shala më 15 korrik 2025, në ora 10:00. Por, sipas njoftimit të fundit të Gjykatës Speciale, kjo datë është ndryshuar.

Seanca do të jetë publike dhe mund të ndiqet në gjuhët shqipe, serbisht dhe anglisht nëpërmjet transmetimit të drejtpërdrejtë në faqen e internetit të DHSK-së me 10 minuta vonesë ose nga galeria për publikun në mjediset e gjykatës.

Në korrik të vitit të kaluar, Dhomat e Specializuara të Kosovës në Hagë e kanë shpallë fajtor Pjetër Shalën dhe e kanë dënuar me 18 vjet burgim.

Shala u shpall fajtor për ndalim arbirtrar si krim lufte kundër së paku 18 personave në periudhën mes 17 majit 1999 deri më 5 qershor të atij viti në Fabrikën e Metalit në Kukës, torturë si krim lufte kundër së paku 18 personave dhe vrasje e paligjshme si krim lufte kundër një personi.

Aktualisht Shala është në proces të Apelit lidhur me këtë rast pasi që ka kërkuar mbrojtje të ligjshmërisë.

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz