BallinaLajmeSpanja ka dyshime në bisedimet Kosovë-Serbi, kërkon të jetë pjesë e tyre!

Spanja ka dyshime në bisedimet Kosovë-Serbi, kërkon të jetë pjesë e tyre!

Të ngjajshme

Mjeshtër i gjuajtjeve të lira, Szoboszlai realizon edhe ndaj Tottenhamit

Skuadra e Liverpoolit ka shënuar golin e epërsisë ndaj...

Haradinaj uron Rexhën në 55-vjetorin e lindjes: Të pres në liri, miku im

Daut Haradinaj ka bërë një postim emocionues në rrjetet...

Rikthehet vëmendja, Xheneta tregon mbështetje për Gjestin

Pas arrestimit të Gjestit, përveç artistëve e kolegëve të...

Prindon Sadriu ftohet nga Melania Trump në Shtëpinë e Bardhë për Samitin FFT

Zotëriu i Parë, Prindon Sadriu është ftuar nga Zonja...

Martesë në familjen mbretërore shqiptare, Leka II kurorëzohet me Blerta Celibashin

Oborri Mbretëror Shqiptar ka njoftuar zyrtarisht martesën e Lartësisë...

Shteti i Spanjës ka kërkuar që të jetë i përfshirë në bisedimet e Brukselit ndërmjet Republikës së Kosovës dhe Serbisë.

Spanjollët kanë shprehur dyshimet se në këtë proces të dialogut nuk është duke pasur transparencë për publikun.

 

“…kemi përshtypjen se në arritjen e Marrëveshjes për normalizimin e marrëdhënieve mes Beogradit dhe Prishtinës është duke u fshehur diçka”, thotë një burim i gazetës beogradase, Blirs.rs

 

Më tej, ky medium shkruan se përfaqësuesit nga Spanja kanë shprehur interesim të madh që të përfshihen në fazën e fundit të dialogut ku edhe pritet të ketë një nënshkrimin vendimtarë dhe të detyrueshëm për dyja palët, transmeton Indeksonline

Ndryshe, takimi i radhës ndërmjet Prishtinës e Beogradit për vazhdimin e bisedimeve, sipas BE-së, mbetet në dorën e palëve.

“Bashkimi Evropian vepron si një lehtësues në bisedime. Është në dorën e palëve të bien dakord për përmbajtjen, shpejtësinë, hapat e ardhshëm, formatin dhe afatet kohore të bisedimeve. Jemi në kontakt të vazhdueshëm me kryenegociatorët nga të dyja palët dhe do të vazhdojmë diskutimet tona në Bruksel sa më shpejt që të jetë e mundur”, thuhet në përgjigjen e tyre.

Vlen të theksohet se ekipet teknike të dy shteteve ishte planifikuar që të takoheshin gjatë kësaj jave për të vazhduar bisedimet që pastaj do t’i hapnin rrugë një takimi ndërmjet dy presidentëve, Hashim Thaçi e Aleksandër Vuçiç. /Indeksonline/

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz