BallinaLajmeSot vendoset nëse do të ketë grevë në arsim

Sot vendoset nëse do të ketë grevë në arsim

Të ngjajshme

Garë e “fortë”, kush eliminohet sonte nga “BBVA”?

Sonte do të mbahet “Prime” i radhës i “BBVA”. Kësaj...

Fillojnë punimet për sanimin e rrugës në Carralevë të Shtimes

Ministri i Infrastrukturës, Dimal Basha, ka njoftuar se sot...

Bytyqi e AAK-së: Kurti nuk po don zgjidhje por zgjedhje

Deputetja e Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Albana Bytyqi...

Rruga në Carralevë rikthehet në funksion, nis sanimi i dëmtimeve

Kanë filluar punimet për sanimin e trupit të rrugës...

Sindikata e Bashkuar për Arsim, Shkencë dhe Kulturë sot nga ora 14:00, pritet ta mbledhë Këshillin Drejtues.

Ky këshill i SBASHK-ut pritet ta marrë vendimin, nëse do të ketë grevë, apo do të vendoset për hapa të tjerë.

“Ju njoftojmë se SBASHK-u sot me datë 10.01.2019 në ora 14:00, në zyrat e veta në Qendrën e Studentëve në Prishtinë, ka ftuar në mbledhjen e jashtëzakonshme Këshillin Drejtues, ku në mbledhje do të jenë prezentë edhe të gjithë Kryetarët e Sindikatave Komunale si dhe atyre të Universiteteve, në të cilin takim do të diskutohet për këto çështje”,thuhet në njoftimin e SBASHK-ut.

Kryetari i kësaj sindikate, Rrahman Jasharaj, gjatë ditës së djeshme deklaroi për Telegrafin, se me shumë gjasë do të ketë grevë nga 14 janari.

“Gjasat janë shumë të mëdha që më 14 janar të ketë grevë. Dje ishte takim i vullnetit të mirë por nuk ka asgjë konkrete. Greva do të jetë e përgjithshme duke filluar nga çerdhet, e deri te Universiteti. Nuk do të ketë proces të punës e as mësim. Administrata në fakultete nuk do të punojë. Dhe sa do të zgjasë greva varet nga institucionet e Kosovës, pasi me pas vullnet ata kjo temë mund të mbyllet për 1 ditë në mënyrë që kërkesat tona të plotësohen”, deklaroi një ditë më parë Jasharaj.

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz