Sot u regjistruan 53 deputetë të rinjë që do të jenë pjesë e legjislaturës së tetë
03

Lexo edheGjermania pritet të lëshojë 5500 viza pune për kosovarët brenda këtij viti

Kuvendi i Kosovës ka njoftuar se sot gjatë ditës janë regjistruar 53 deputetë të rinjë që do të jenë pjesë e legjislaturës së tetë të Kuvendit të Kosovës, shkruan Gazeta Express.
Sipas njoftimit të Kuvendit, shumica e tyre janë nga subjekti politik Lëvizja Vetëvendosje.
Në ndërkohë të hënën në orën 10:00 p[ritet që të mbahet seanca konstituive e Kuvendit të Kosovës.
Njoftimi i plotë:
Ka filluar regjistrimi i deputetëve të Legjislaturës së Tetë të Kuvendit të Republikës së Kosovës.

Lexo edheGjermania pritet të lëshojë 5500 viza pune për kosovarët brenda këtij viti
Gjatë ditës së sotme janë regjistruar 53 deputetë, kryesisht nga Lëvizja Vetëvendosje.
Ndërsa, nesër dhe pasnesër do të regjistrohen deputetët e PDK-së, LDK-së, AAK-së, Listës Serbe dhe të komuniteteve tjera.
Seanca konstituive e Kuvendit për Legjislaturën e Tetë, do të mbahet më 22 mars në orën 10:00.