back to top
Friday, January 30, 2026
BallinaLajmeSot pritet të përmbyllet rinumërimi, KQZ do të caktojë mbledhjen ku shpallën...

Sot pritet të përmbyllet rinumërimi, KQZ do të caktojë mbledhjen ku shpallën rezultatet përfundimtare

Të ngjajshme

Historike, Muriqi kosovari i parë që shpallet “Lojtari i Muajit” në La Liga

Vedat Muriqi ka arritur një sukses të jashtëzakonshëm. Muriqi është...

Ushtarë të FSK-së i bashkohen ushtrimit fushor “KFOR 36”

Kontingjenti i FSK-së me kapacitete mjekësore ROL 1, që...

Ushtarët gjermanë të KFOR-it vazhdojnë patrullimet në veri të Kosovës

Ushtarët gjermanë nga Komanda Rajonale Lindje e misionit të...

Procesi i rinumërimit të vendvotimeve po shkon drejt përfundimit dhe pritet të mbyllet gjatë ditës së sotme. Kështu ka bërë të ditur zëdhënësi i Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, Valmir Elezi.

Sipas Elezit, në Qendrën e Numërimit dhe të Rezultateve është duke u zhvilluar dita e fundit e rinumërimit për vendvotimet për të cilat KQZ kishte marrë vendim më herët.

“Në Qendrën e Numërimit dhe të Rezultateve është duke vazhduar dita e fundit e procesit të rinumërimit të vendvotimeve për të cilat është vendosur më herët nga ana e KQZ-së. Në proces të rinumërimit kanë mbetur të përfshihen më pak se 60 vendvotime që iu takojnë tri komunave: Prishtinë, Suharekë dhe Shtërpcë,” ka deklaruar Elezi.

Ai ka theksuar se i gjithë procesi pritet të përfundojë brenda ditës, ndërsa sa i përket rezultateve përfundimtare, KQZ do të veprojë sipas procedurave ligjore.

“Procesi i rinumërimit do të përmbyllet gjatë ditës së sotme, ndërkaq lidhur me rezultatet përfundimtare, Komisioni Qendror i Zgjedhjeve në ndërkohë do të caktojë mbledhjen e radhës, ku në rend të ditës do të jetë shpallja e rezultateve përfundimtare dhe për këtë do të njoftojmë me kohë,” ka shtuar ai.

KQZ pritet që pas përmbylljes së rinumërimit të njoftojë opinionin publik për hapat e mëtejmë drejt shpalljes zyrtare të rezultateve përfundimtare të zgjedhjeve.

Të Fundit

Sport

ShowBiz