back to top
Saturday, September 13, 2025
BallinaLajmeSot nis zyrtarisht fushata për zgjedhjet lokale të 12 tetorit

Sot nis zyrtarisht fushata për zgjedhjet lokale të 12 tetorit

Të ngjajshme

AARC: S’ka sovranitet të Kosovës pa SHBA – të veprohet me urgjencë

Këshilli i Marrëdhënieve Shqiptaro-Amerikane (AARC) ka shprehur “shqetësimin më...

Usain Bolt tregon lojtarin e Barcelonës që mund ta mposhtë në një garë

Usain Bolt ka zbuluar se cili yll i Barcelonës...

SHBA zotohet të mbrojë ‘çdo centimetër të territorit të NATO-s’

SHBA tha në Këshillin e Sigurimit të Kombeve të...

Fushata zgjedhore për zgjedhjet lokale të sivjetme do të fillojë sot dhe do të vazhdojë deri me datën e zgjedhjeve, më 12 tetor, siç ka vendosur Komisioni Qendror Zgjedhor.

Shumica e partive kanë paralajmëruar hapjen e fushatave sot në kryeqytet, përveç Lëvizjes Vetëvendosje, e cila e mbajti mbrëmë para se të nisë fushata zyrtarisht, raporton Gazeta Express.

Partia e parë që e nis fushatën është Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), duke filluar nga ora 13:00, në Hotel Venus, në Prishtinë.

Pas AAK-së, nga ora 14:00, Nisma do të hapë fushatën për zgjedhjet lokale 2025 në Klan Arena, në Prishtinë.

Ndërsa, nga ora 18:00 fushatën zgjedhore e nis Lidhja Demokratike e Kosovës (LDK) në Pallatin e Rinisë në Prishtinë.

Dhe krejt në fund në sheshin “Skënderbeu”, Partia Demokratike e Kosovës (PDK) do të nisë fushatën e saj në orën 19:00.

Për prishjen e praktikës nga Lëvizja Vetëvendosje për fushatën e mbajtur mbrëmë jashtë periudhës zyrtare të caktuar për fushatë u kritikua për shmangie të mbikëqyrjes nga institucionet përkatëse meqë periudha e parafushatës është e parregulluar ligjërisht.

Eugen Cakolli nga KDI tha se kjo do të thotë se “për çfarëdo që ndodh në aktivitetet e parafushatës, as KQZ-ja e as PZAP-ja nuk kanë kompetencë të mbikëqyrin, e rrjedhimisht as të shqiptojnë gjoba apo sanksione – madje as në rast të përdorimit të gjuhës nxitëse/së urrejtjes, apo të shpenzimeve të pakontrolluara”.

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz