Sot nis “show” i madh, fillon sezoni në top-ligat europiane
dp

Lexo edheArsenal godet fort që në start të Premierligës – shënon fitore bindëse kundër Coventryt të Lampardit

Ka filluar sezoni 2026/27në top-ligat më të forta europiane të futbollit.
Në Angli, Arsenali e nisi mbrëmë mbrojtjen e titullit të kampionit me fitore 3:0 ndaj ekipit të promovuar në elitë, Coventryt.
Ndërsa sot, nga ora 13:30 sezonin e nis edhe Manchester United në udhëtim ndaj Hull City, shkruan Gazeta Express.
Duel interesant pritet të jetë edhe ai mes Everton dhe Crystal Palace, ndërsa Xhaka me Sunderlandin e nisin si mysafirë të Ipswich.
Tottenhami me super përforcimet e tij do t’i masë forcat me Brentfordin.

Lexo edheArsenal godet fort që në start të Premierligës – shënon fitore bindëse kundër Coventryt të Lampardit
Në Serie A, Interi do të luajë me Monzan në ndeshjen e parë sezonale.
Napoli i Amir Rrahmanit përballet me Genoan në udhëtim, kurse Mërgim Vojvoda me Udinesen luan kundër ish-klubit të tij, Comos.
Në Spanjë, sonte Real Madridi do të jetë në aksion nga ora 21:30, kur përballet me Espanyolin.