back to top
Thursday, December 25, 2025
BallinaLajmeSot në mbledhjen e Kryesisë së Kuvendit, diskutohet për themelimin e ushtrisë

Sot në mbledhjen e Kryesisë së Kuvendit, diskutohet për themelimin e ushtrisë

Të ngjajshme

- Advertisement -

Kreu i Kuvendit, Kadri Veseli, sot do të mbajë mbledhjen e Kryesisë së Kuvendit, ku pritet të diskutohet për ushtrinë e Kosovës.

- Advertisement -

Sot në ora 15:00, Kryesia e Kuvendit të Kosovës do të mbaj mbledhjen e radhës.

Siç bëjnë të ditur burime të lajmi.net, këtë mbledhje e ka thirrur vet kreu i Kuvendit Kadri Veseli, për të marrë vendim rreth ligjeve për transformimin e FSK-së në ushtri.

Po ashtu këto burime bëjnë të ditur se në këtë mbledhje pritet të procedohen ligjet për FSK-në dhe se sipas të gjitha gjasave seanca për FSK-në, pra për miratimin e këtyre ligjeve pritet të mbahet në mesin e muajit dhjetor.

Ndryshe, këto projektligje kanë kaluar në lexim të parë në Kuvendit e Kosovës, me 96 vota për dhe asnjë kundër.

Këto projektligje i kanë bërë bashkë pozitën e opozitën që njëzëri kanë mbështetur ato, derisa kundër ishte Lista Serbe.

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz