BallinaLajmeSot ndërpritet qarkullimi në rrugën Prishtinë-Ferizaj

Sot ndërpritet qarkullimi në rrugën Prishtinë-Ferizaj

Të ngjajshme

Vajzë apo djalë? Alvisa zbulon gjininë e bebit që po vjen në jetë

Vetëm pak javë pasi ndau me publikun lajmin e...

295 gjoba për përdorimin e telefonit gjatë vozitjes në Ferizaj gjatë marsit

Përdorimi i telefonit gjatë drejtimit të automjetit vazhdon të...

Riga’s Burger – Shije që GODET

Riga’s Burger po bëhet çdo ditë e më shumë...

Shala: Vendimi i Kushtetueses legjitimon politikën e Qeverisë në dëm të bizneseve

Partia Demokratike e Kosovës ka reaguar pas vendimit të...

Ministria e Infrastrukturës ka njoftuar se sot do të bëhet ndërprerja e qarkullimit në udhëkryqin e rrugës Lipjan-Janjevë dhe në drejtimin Prishtinë–Babush, nga fshati Livadhet deri në Banullë.

Kjo për shkak të asfaltimit të shtresës së tretë në rrethrrotullimin e rrugës nacionale Prishtinë-Ferizaj, në fshatin Banullë.

“Për arsye të angazhimit të makinerisë dhe sipërfaqen e madhe të shtrimit me asfalt, si dhe në anën tjetër fluksin e madh të qarkullimit të automjeteve në këtë rrugë, për masa sigurie në punishte dhe që të mos vije deri te pengesat në ekzekutimin e punimeve dhe duke mbrojtur standardet dhe kualitetin e punimeve, do të bëhet ndërprerja e qarkullimit në udhëkryqin e rrugës Lipjan-Janjevë dhe në drejtimin Prishtinë – Babush, nga fshati Livadhet deri në Banullë. Për shkak të zhvillimit të këtyre punimeve, kjo pjesë e kësaj magjistrale do të jetë e mbyllur nga ora 7:00 deri në ora 19:00. Ministria e Infrastrukturës, kërkon nga qytetarët mirëkuptim si dhe gjatë kësaj periudhe të shfrytëzojnë për qarkullim rrugët e tjera afër këtij lokaliteti”, thuhet në një njoftim.

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz