BallinaLajmeSot mbahet ceremonia e dorëzimit të medaljes post-mortem për Beau Biden, djalin...

Sot mbahet ceremonia e dorëzimit të medaljes post-mortem për Beau Biden, djalin e presidentit amerikan

Të ngjajshme

Ky është identiteti i personit që vdiq pas aksidentit në Prizren

Raportohet se një 29 vjeçar e ka humbur jetën...

Kallas bën thirrje për fundin e luftës në Lindjen e Mesme

Kryediplomatja e Bashkimit Evropian, Kaja Kallas, deklaroi se nevojitet...

Prokuroria në Prishtinë autorizon hetime shtesë për rastin e 5-vjeçarit në Lipjan

Prokuroria Themelore në Prishtinë ka ndërmarrë veprime të reja...

Rasti i 5 vjeçarit në Lipjan, Prokuroria nis hetimet për zyrtarët e QPS-së

Prokuroria Themelore në Prishtinë ka lëshuar autorizim për Policinë...

Nën organizimin e presidentes së Kosovës, sot do të mbahet ceremonia e dorëzimit të medaljes post-mortem për Beau Biden, i cili është dekoruar me iniciativë të presidentes Vjosa Osmani.

Ajo i ka dërguar letër presidentit Joe Biden me të cilën e ka ftuar të marrë pjesë në ceremoni nëpërmjet video-adresimit, ka bërë të ditur Presidenca përmes një njoftimi për media.

“Mbahet ceremonia e dorëzimit të medaljes post-mortem për Beau Biden. Merr pjesë presidentja Vjosa Osmani dhe ambasadori i ShBA-së, Philip Kosnett. Ndërsa përmes një video-mesazhi, të pranishmëve do t’iu drejtohet presidenti i Shteteve të Bashkuara, Joe Biden. (Oborri në hyrje të objektit të Kuvendit, ora 18:30)”, thuhet në njoftim.

Beau Biden ka vdekur nga kanceri në tru në vitin 2015. Ai ka shërbyer në Kosovë pas mbarimit të luftës, përkatësisht më 2001, në trajnimin e gjykatësve dhe prokurorëve vendorë.

Kjo është hera e dytë që Kosova nderon djalin e presidentit amerikan. Më 2016, në vitin e fundit të Bidenit si nënpresident amerikan, ai, së bashku me familjen e tij, kanë vizituar Kosovën, për të inauguruar rrugën Beau Biden afër kampit Bondsteeel.

Presidenti amerikan dje u është drejtuar qytetarëve të Kosovës me një video-mesazh, përmes të cilit ka treguar se i biri i tij e ka dashur këtë vend.

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz