BallinaSportSot lamtumira e Canës, ja detajet e ceremonisë

Sot lamtumira e Canës, ja detajet e ceremonisë

Të ngjajshme

Martesë në familjen mbretërore shqiptare, Leka II kurorëzohet me Blerta Celibashin

Oborri Mbretëror Shqiptar ka njoftuar zyrtarisht martesën e Lartësisë...

Kusari-Lila: Fuqizimi ekonomik i grave, parakusht për zhvillim të qëndrueshëm

Ministrja e Industrisë, Ndërmarrësisë, Tregtisë e Inovacionit, Mimoza Kusari-Lila,...

“Vuçiqi do t’i menaxhojë serbët e Kosovës nga një kontejner”

Gazeta serbe “Danas” ka shkruar të dielën se i...

Ndeshja e sotme është e veçantë edhe për një tjetër arsye, lamtumira e ish kapitenit të Kombëtares Lorik Cana.

Cana i dha fund karrierës sportive pas Europianit 2016 dhe ndeshjen e sotme do të shkelmojë për herë të fundit topin përpara publikut shqiptar.

Federata Shqiptare e Futbollit do t’i dhurojë një fanellë Canës me numrin 5, numër që e mbajti gjatë gjithë karrierës së tij me Kombëtaren. Po ashtu pritet të ketë banderola në stadium në nder të kapitenit, ku tifozëria shqiptare i shpreh mirënjohjen dhe vlerësimin për kontributin e dhënë për fanellën kuqezi ndër vite.

I veshur me uniformën kuqezi, Cana do të shkelmojë topin e parë nga mesi i fushës pak përpara fillimit të ndeshjes.

Ky pritet të jetë një moment tejet emocionues për cilindo shqiptar, ku ndër vite ishin mësuar ta shihnin Lorikun në fushën e lojës.

Cana zhvilloi 93 ndeshje me Kombëtaren shqiptare, më shumë se kushdo futbollist tjetër, dhe ka arritur të shënojë edhe një gol.

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz