back to top
Wednesday, December 3, 2025
BallinaLajmeSot jepet “iza” për viza

Sot jepet “iza” për viza

Të ngjajshme

Pse duhet t’i konsumoni vezët?

Vezë janë padyshim të shëndetshme dhe të shijshme. Studimet kanë...

Alarm te Barcelona, brenda pesë minutash lëndohen dy yjet e skuadrës

Në “Spotify Camp Nou” po zhvillohet një prej ndeshjeve...

Hoxhaj i reagon Kurtit: PDK udhëhiqet nga Hamza, eja të ballafaqohemi me ide, jo me rrena

Enver Hoxhaj nga PDK-ja ka reaguar ashpër ndaj deklaratave...

Sot Komisioni Evropian pritet ta jap dritën jeshile për liberalizimin e vizave për Kosovën, kjo ka ditë që është deklaruar nga zyrtarët më të lartë shtetëror të vendit, por edhe përfaqësues të lartë të BE-së.

Liberalizimi i vizave për Kosovën renditet në pikën e 14 dhe 15 të agjendës së KE-së për mbledhjen e sotme ku Komisioni deklarohet se a i ka përmbushur Kosova kriteret për heqjen e vizave.

Ministri i  Integrimeve, Bekim Çollaku, ka ditë që ka thënë se Kosovës do i jepet liberalizimi pasi të gjitha kushtet janë plotësuar, ai e ka quajtur këtë javë historike.

Njëjtë sikur Çollaku edhe presidenti Hashim Thaçi në një prononcim për Klan Kosovën ditën e djeshme ka thënë se Kosovën e pret edhe një arritje e historike siç është liberalizimi i vizave që shënon lajmin e dytë të mirë brenda një jave pas pranimit të Kosovës në UEFA.

Johannes Hahn , komisioneri i Bashkimit Evropian për zgjerim dhe fqinjësi të mirë  dje në një intervistë për Radio Evropa e Lirë ka thënë se nga ana teknike edhe Kosova edhe Gjeorgjia i kanë plotësuar kushtet për liberalizim.

Kosova është i vetmi shtet në rajon që nuk e ka liberalizimin e vizave. Izolimit të Kosovës duket se do t’i jepet fund pas tri dekadash, gjë që për qytetarët e Kosovës është historike dhe domethënëse.

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz