Sot dalin rezultatet për 20-vjeçaren që po dyshohet për koronavirus
03

Lexo edheTemperaturat sot, deri 23 gradë

Rezultatet e analizave të 20-vjeçares nga Gjakova që po dyshohet me koronavirus pritet të dalin sot.
Këtë e ka konfirmuar infektologu, Valbon Krasniqi.
“Tash për çdo ditë do të vijnë raste, personat që kanë ardhur sot pasdite, besoj testohen nesër dhe i presim rezultatet”, ka thënë Krasniqi.
Lexo edheTemperaturat sot, deri 23 gradë
Gazeta Sinjali ka mësuar që sot pasdite një vajzë nga Gjakova është deklaruar që ka temperaturë dhe ka kërkuar që të testohet pasi vëllai i saj ka ardhur nga Italia, vendi më i prekur me koronavirus.