back to top
Thursday, August 21, 2025
BallinaLajmeSot borë e shi në Kosovë, por ja kur temperaturat do arrijnë...

Sot borë e shi në Kosovë, por ja kur temperaturat do arrijnë 20 gradë

Të ngjajshme

ot moti në Kosovë është përshkruar me reshje të shiut dhe borës, mirëpo sipas “Prishtina Weather” kthjellime e diell na pret javën në vijim. Në pjesën e dytë të javës më ngrohtë, me temperatura mbi 20C.

Sot disa vise të Kosovës janë përshkruar me reshje shiu dhe bore. Kryesisht vendet e rajonit të Dukagjinit sot janë zgjuar me reshje bore dhe shiu.

Mirëpo, ditëve të ardhshme, në javën e dytë të prillit, po parashihen kushte të motit të qëndrueshëm, e të thatë. Do të ketë më shumë kthjellime e diell. Në pjesën e dytë të javës edhe vransira kalimtare, derisa edhe temperaturat do të shënojnë rritje edhe mbi 20C.

Në fundjavë, përsëri mund të vije deri tek një kalim i frontit të ftohtë, që sjell mundësi për të reshura shiu në, e të dielen edhe tek një rënie të temperaturave.

Cilësia e ajrit mbetet në vlera të pranueshme e të mira edhe ditën e hënë. Nga dita e martë më shumë dominojnë qetësitë, e ndotësit ajror përqëndrohen më pranë sipërfaqes, ndërsa indeksi kohëpaskohe mund të kaloj edhe në vlera mesatare dhe të dobëta.

Datat:

11.04 – Kryesisht me diell dhe vransira të pakta lokale në mesditë. Ftohtë në mëngjes.

12.04 – Pas mëngjesit me ngrica, ditën kthjellët e me diell.

13.04 – Kryesisht me diell dhe ngrohtë.

14.04 – Ngrohtë, kryesisht me diell.

15.04 – Më ngrohtë, me vransira kalimtare dhe intervale me diell gjatë ditës.

Temperaturat me tendencë të rritjes. Minimalet nga 0C e -1C rriten edhe deri në 7C ditën e premte, e maksimalet në 16 ditën e martë, deri ditën e premte në 22C.

Dtiën e hënë era vazhdon të fryjë mesatarisht e fuqishme nga krahu verior deri në 6-13m/s, e më pas e lehtë dhe mesatare drejtimesh të ndryshme 2-8m/s.

Shtypja atmosferike në rritje mbi vlera normale./gazetametro.net

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz