back to top
Monday, September 22, 2025
BallinaLajmeSopi: UÇK ishte ushtri vullnetare, jo e themeluar me vendim qeveritar

Sopi: UÇK ishte ushtri vullnetare, jo e themeluar me vendim qeveritar

Të ngjajshme

Rivaliteti unik i Messit dhe Ronaldos për Topin e Artë

Asnjë lojtar nuk përfaqëson epokën e Topit të Artë...

280 mijë vaksina kundër gripit shpërndahen në të gjithë Shqipërinë

Shqipëria ka siguruar 280 mijë doza të vaksinës kundër...

Gjermania nuk e njeh Palestinën, flet Merz tregon arsyet

Gjermania qëndron fort në anën e Izraelit dhe hebrenjtë...

Fatmir Sopi, nënkryetar i OVL-UÇK-së, duke komentuar zhvillimet në Hagë, përkatësisht dhënien e dëshmive të dëshmitarëve të mbrojtjes, ka thënë se UÇK nuk është themeluar me ndonjë vendim qeveritar, por ka qenë ushtri vullnetare.

“Ushtri e krijuar në rrethana lufte, në rrethanat e pushtimit të egër serb. Nuk ka qenë ndonjë ushtri e themeluar me vendim qeveritar, me një hierarki me të cilën funksionojnë të gjitha ushtritë e botës”, ka thënë ai në dukagjin.

Ai ka shtuar se komandantët e zonave ishin përgjegjës në zonat e tyre dhe se komunikimi ka qenë i vështirë si në marrjen e urdhrave, ashtu edhe në dhënien e tyre.

Më tej, Sopi ka thënë se UÇK është themeluar mbi bazën e disa grupeve fillestare guerile.

“Më vonë është bërë fuzionimi i tyre në Zona dhe është formuar Shtabi i Përgjithshëm”, është shprehur ai, duke shtuar se komandantët e zonave kishin autoritetin e tyre.

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz