Suedia dhe Italia do të takohen sonte në kuadër të “play-off” për Kupën e Botës Rusia 2018.
Ndeshja e parë zhvillohet sonte me fillim nga ora 20:45 në “Friends Arena” në Solna, ndërsa ajo e kthimit në “San Siro” të Milanos të hënën në mbrëmje.
Mbrëmë janë zhvilluar edhe dy ndeshje. Kroacia ka mposhtur Greqinë me rezultat 4-1, kurse Zvicra si mysafire ka fituar ndaj Irlandës me rezultat 1-0. /Drenicapress.info/