back to top
Tuesday, January 27, 2026
BallinaLajmeSondazhi i AS, ja kush e fiton titullin në La Liga

Sondazhi i AS, ja kush e fiton titullin në La Liga

Të ngjajshme

Ter Stegen e nis me barazim aventurën me Gironën

Ndeshja ndaj Getafes ishte e para për Marc-Andre Ter...

Kancelari Merz: Niveli i përdorimit të dhunës në SHBA është shqetësues

Kancelari i Gjermanisë, Friedrich Merz, shprehu sot shqetësimin e...

Presidenti i Federatës Spanjolle konfirmon: Finalja e Botërorit luhet në Spanjë

Presidenti i Federatës Spanjolle të Futbollit, Rafael Louzan dha...

Për lexuesit e gazetës spanjolle AS, La Ligan e fiton Atletico Madrid.

Barazimi ndaj Villarealit dhe tre humbjet rresht që pësoi Barcelona, ndaj Real Madridit, Real Sociedadit dhe Valencias kanë rihapur papritur luftën për titull në La Liga dhe madje tashmë janë të shumtë ata që besojnë se skuadra e Luis Enriques do ta humbasë kampionatin.

Barcelona edhe pse numëron të njëjtën sasi pikësh me Los Colchoneros, 76 për momentin kryeson La Ligan pasi ka avantazhin e ndeshjeve direkte ndaj skuadrës së Simeones.

Gjithsesi në një sondazh të zhvilluar nga e përditshmja madrilene AS, nga tre skuadrat që luftojnë për titull, Barca ka më pak shanse për ta fituar atë, të paktën kështu mendojnë shumica e personave që kanë marrë pjesë në votim.

38,5% e lexuesve të AS e shikojnë Atleticon e ‘El Cholos’ kampione të Spanjës për të dytën herë në tre sezonet e fundit.

Vetëm 1% më pak të votave ka grumbulluar Real Madridi në këtë sondazh, dhe si për rastësi 1 pikë është edhe diferenca që Los Blancos kanë në renditje ndaj Barcelonës dhe Los Colchoneros.

Blaugranat nga ana tjetër pozicionohen në vendin e tretë pasi vetëm 24 % e atyre që kanë marrë pjesë në sondazh e shohin Barcelonën, si skuadrën kampione të La Ligas për të dytin sezon radhazi.

Por pavarsisht mendimit të tifozëve e sigurt është që deri në fund La Liga pritet të dhurojë emocione të mëdha dhe shumë spektakël për të përcaktuar kampionen e saj për sezonin futbollistik 2015-2016.

Të Fundit

Sport

ShowBiz