back to top
Saturday, August 16, 2025
BallinaLajmeSondazh ‘live’ në T7: 90% e qytetarëve votojnë për Vetëvendosjen

Sondazh ‘live’ në T7: 90% e qytetarëve votojnë për Vetëvendosjen

Të ngjajshme

Maqedonci: Ushtria ka tejkaluar planin e armatosjes, FSK-ja posedon qindra autoblinda

Ministri i Mbrojtjes, Ejup Maqedonci, ka shkruar për kontigjentin...

​Zelensky i thotë jo planit të Trump dhe Putin

Presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky ka hedhur poshtë propozimin e...

57 vatra zjarri në vend, 11 ende aktive

Agjencia për Menaxhimin e Emergjencave bën të ditur se...

Pas iniciativës së LDK-së për ta rrezuar Qeverinë e drejtuar nga Kryeministri Albin Kurti përmes mocionit, është ngjallur debat i madh në opinionin kosovar.

Pandemia e koronavirusit COVID-19, prej dje ka mbet paksa në hije të zhvillimeve politike, pasi që qytetarët janë të preokupuar me fatin e Qeverisë së tanishme.

Në lidhje me këto zhvillime politike, gazetari Fidan Jupolli në emisionin e tij në T7 sonte ka hapur një sondazh live përmes telefonatave për të kuptuar se cilën parti e votojnë më së shumti kosovarët.

Nga sondazhi i realizuar ka dalë se shumicën absolute të votave e ka marrë Lëvizja Vetëvendosje duke arritur 77 vota, e pasuar nga PDK me 4 vota.

LDK ka marrë vetëm 3 vota, ndërsa AAK 1 votë.

Si për ironi, Televizioni T7 drejtohet nga Berat Buzhala, i cili javëve të fundit ka qenë ndër kritikuesit më të mëdhenj të Albin Kurtit, por kjo nuk e ka penguar liderin e VV-së të fitoj pikërisht në sondazhin e organizuar nga televizioni i Buzhalës.

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz