BallinaLajmeSokrat Shani e masakroi 27-vjeçaren, se nuk pranoi lidhjen e vajzës me...

Sokrat Shani e masakroi 27-vjeçaren, se nuk pranoi lidhjen e vajzës me një tjetër

Të ngjajshme

LVV-ja insiston se dekreti i presidentes është jokushtetues

Shefja e grupit parlamentar të LVV-së, Arbërie Nagavci, ka...

Vengu për rezolutën ndaj Iranit: Shqipëria nuk e relativizon terrorizmin shtetëror

Deputeti i Partia Socialiste e Shqipërisë, Pirro Vengu, ka...

Kim Kardashian nuk njihet me pamjen e re, tronditen fansat

Kim Kardashian ka shkaktuar sërish bujë, këtë herë për...

Haxhiu takon shefen e Këshillit të Evropës, temë diskutimi integrimi evropian

Kryetarja e Kuvendit të Kosovës, Albulena Haxhiu, ka pritur...

Hetimet mbi vrasjen e dyfishtë, të Jonida Çanakut dhe Jonida Çanakut vazhdojnë.  Edhe pse autori është vetëvrarë, pasi ka pranuar krimin e vrasjes së 27-vjeçares, duke lënë tre letra të shkruara, si provën më të fortë materiale, Prokuroria e Lushnjes po kryen disa veprime të tjera hetimore.

Organi i akuzës, ka marrë në pyetje personat e të dy familjeve. Ata kanë pranuar se kishin dijeni për lidhjen e dashurisë midis dy viktimave prej disa vitesh, një lidhje e cila vazhdoi pa miratimin e asnjërës prej familjeve.

Burime nga prokuroria bëjnë me dije për “TV Klan” se, ndonëse autori i krimit, Sokrat Shani, ka përshkruar ngjarjen në tre letrat e lëna përpara vetëvrasjes, hetimet janë zhvendosur edhe në një tjetër pistë, atë të një lidhjeje paralele të 27-vjeçares.

Dyshimet janë se Sokrat Shani ka kryer vrasjen, pasi nuk ka pranuar lidhjen e Jonidës me një djalë tjetër. Prokuroria e Lushnjës është duke punuar për gjetjen e këtij personi, për të zbardhur krejtësisht ngjarjen. Sokrat Shani dhe Jonida Çanaku, prej më shumë se tre vitesh ishin në një lidhje intime me njëri- tjetrin.

Njohja e tyre, ka nisur për shkak të ndihmës që autori i vrasjes i jepte në bujqësi familjes së viktimës. Mbjellja e serave në Kryekuq, ku jetonte familja e vajzës bëhej nga Shani falas, pasi kishte biznesin e fidaneve bujqësor.

Në 15 Gusht të këtij viti, në një apartament në Golem të Kavajës, u gjet e vrarë 27-vjeçarja Jonida Canaku. Ndërsa Sokrat Shani, u vetëvra në Lushnje.

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz