back to top
Saturday, September 20, 2025
BallinaLajmeSokol Halili gjobitet 1500 euro për deklaratën kundër Sami Lushtakut: “Argat i...

Sokol Halili gjobitet 1500 euro për deklaratën kundër Sami Lushtakut: “Argat i armikut tonë serb”

Të ngjajshme

Aktori pro-serb Steven Seagal, i ftuar special në paradën ushtarake të Serbisë

Aktori i njohur i Hollywood-it, Steven Seagal, ishte një...

Foto/ Zbulohet bukuroshja që ia ka ‘rrëmbyer’ zemrën DJ Geek

DJ-i i njohur shqiptar, DJ Geek, ka festuar javën...

Pas zhurmës së madhe me orët, Mozzik merr këtë vendim

Para disa ditësh, reperi Mozzik, është intervistuar për të...

Paneli Zgjedhor për Ankesa dhe Parashtresa (PZAP) ka gjobitur me 1,500 euro subjektin politik Iniciativa Qytetare për Skenderaj, pas një postimi të kandidatit të saj, Sokol Halili, në të cilin ai përdori gjuhë fyese dhe nxitëse të urrejtjes ndaj kandidatit të PDK-së për kryetar të Skenderajt, Sami Lushtaku.

Në një status të publikuar në Facebook më 18 shtator 2025, Halili shkruante: “Bashkë kundër çdo krimineli apo argati të armikut tonë shekullor serb. Unë armik kam vetë Milan Radoiçiqin dhe shokun e tij Sami Lushtakun…”, duke e cilësuar publikisht kundërshtarin e tij politik si “shok i Radoiçiqit” dhe “argat të armikut”, transmeton lajmi.net.

PDK ka paraqitur ankesë ndaj këtij komunikimi, duke e konsideruar gjuhën e përdorur si të papranueshme dhe shkelje të Kodit të Mirësjelljes për Subjektet Politike, ndërsa PZAP e ka cilësuar ankesën si të bazuar.

Vendimi u mor më 20 shtator 2025, në një seancë ku paneli i përbërë nga gjyqtarët Ramush Bardiqi (kryesues), Hidajete Gashi Alaj dhe Kujtim Pasuli, konstatoi se postimi i Halilit përmbante gjuhë kërcënuese, fyese dhe që nxit urrejtje, gjë që bie ndesh me rregullat e fushatës.

Sipas vendimit, gjoba duhet të paguhet brenda 15 ditëve nga dita e plotfuqishmërisë së tij./lajmi.net/

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz