BallinaLajmeSociologu Brajshori: Nga psikopati tek narcisi patologjik, rasti ekstrem i Naim Murselit...

Sociologu Brajshori: Nga psikopati tek narcisi patologjik, rasti ekstrem i Naim Murselit e tejkalon arsyen e shëndoshë

Të ngjajshme

“Dejona ish paqejf e s’ka mujt me ua shkru të gjithëve fjalimeve”, Behrami thumbon VV-në

Deputeti i PDK-së, Artan Behrami, thumboi deputetët nga Lëvizja...

Dafina Zeqiri: “Mashkulli” më i urryer shqiptar, Rogerti

Dafina Zeqiri nuk i harron lehtë ngjarjet dhe këtë...

Nesër në orën 16:00, Osmani i dorëzon detyrën Haxhiut – vendi ende pa president

Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani, do të...

Sociologu, Jeton Brajshori ka thënë se rasti i Naim Murselit, i akuzuar për organizimin e vrasjes e bashkëshortes së tij Liridona Ademajt tejkalon arsyen e shëndoshë.

“Nga psikopati tek narcisi patologjik. Rasti ekstrem i Naim Murselit e tejkalon arsyen e shëndoshë. Mungesa e empatisë për gruan dhe fëmijët e tij, të cilët i konsideron si pronë personale për të përmbushur egon e vet, si dhe rastet e mëhershme ku shihet qartë se vuan nga sindroma e mashtruesit për të qenë “dikushi”, deri tek vrasja gjakftohtë me paramendim, tregojnë qartë një lidhje me gjakftohtësinë e vrasësit të famshëm Ted Bundy. Megjithatë, Naimit i mungon karizma, ai është më i pamëshirshëm se Tedy, sepse ky i fundit ka vrarë gra të ndryshme, ndërsa Murseli e ka organizuar vrasjen e gruas së tij para fëmijëve të vet. Se sa ka të vërteta në tregimin e tij se ka qenë fëmijë i abuzuar dhe i rrahur kur ka qenë i vogël, këtë do ta tregojë gjykata. Frojdi i quante këto neuroza infantile, të cilat ndikojnë drejtpërdrejt në formësimin e personalitetit të secilit individ.Për këtë arsye, është shumë i domosdoshëm komunikimi në familje!Mos i neglizhoni fëmijët, por kushtojuni kohë dhe vëmendje”, ka shkruar sociologu Brajshori.

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz