back to top
Friday, December 12, 2025
BallinaLajmeSmaka: Nëse tri herë dështon zgjedhja e kryeparlamentarit, vendi shkon në zgjedhje

Smaka: Nëse tri herë dështon zgjedhja e kryeparlamentarit, vendi shkon në zgjedhje

Të ngjajshme

I akuzuari për vrasjen e Charlie Kirk paraqitet për herë të parë në gjykatë

22-vjeçari nga Utah, i akuzuar për vrasjen e Charlie...

Cilësia e ndotjes së ajrit në botë, ja ku renditet sonte Prishtina

Prishtina po renditet e 21-ta në botë për nga...

I akuzuari për vrasjen e Charlie Kirk paraqitet për herë të parë në gjykatë

22-vjeçari nga Utah, i akuzuar për vrasjen e Charlie...

30 vjet Dejton: Marrëveshja e paqes për Bosnjen me mangësi

Përpara tri dekadash Marrëveshja e Dejtonit i dha fundës...

Hykmete Bajrami për Albin Kurtin: Fundi i tij politik ka nisur më 9 shkurt dhe përfundon më 28 dhjetor

Hykmete Bajrami ka reaguar ashpër ndaj deklaratave të kryeministrit...

Presidenti i vendit, Hashim Thaçi tashmë ka caktuar datën 3 gusht për mbajtjen e seancës konstituive të Kuvendit.

Gjatë kësaj dite pritet të zgjidhet kryeparlamentari, ku grupi më i madh parlamentar ka autorizimin për të propozuar kandidati për kryetar të Kuvendit.

Njohësi i çështjeve Kushtetuese, Riza Smaka në një prononcim për Indeksonline ka treguar se si duhet të ecë i gjithë procesi gjatë kësaj dite sa i përket zgjedhjes së kryetarit të Kuvendit.

“Fillimisht grupi më i madh parlamentar që është PAN do ta kenë autorizimin për ta propozuar kandidatin për kryetar të Kuvendit. Kandidati për kryetar të Kuvendit do të zgjidhet nëse merr shumicën absolute, që do të thotë së paku 61 vota. Pastaj do të zgjidheshin edhe 5 nënkryetarët dhe me këtë do të konstituohej njësia e Kuvendit dhe Kuvendi i Kosovës”, ka thënë ai.

Gjithashtu ai tregon se pas kësaj, do të fillonte etapa e dytë e cila është formimi i Qeverisë.

“Nga grupi më i madh parlamentar do të propozohej kandidati për mandatar të Qeverisë te presidenti. Presidenti do ta mandatonte dhe mandatari që pritet të jetë Ramush Haradinaj do t’ia propozonte strukturën e Qeverisë Kuvendit ne seancën e parë dhe do të zgjidhej nëse e ka shumicën absolute”, ka shtuar ai.

Por, në rast se kryeparlamentari dështon të zgjidhet me të parën herë, Smaka thotë se grupi më i madh parlamentar ka të drejt që edhe dy herë të tjera të propozojë kandidatin e vet.

Në rast se dështon dhe në të tretën herë, sipas tij, vendi do të duhej të shkonte në zgjedhje.

“Në qoftë se eventualisht dështon zgjedhja e kryetarit të Kuvendit nga raundi i parë, nga grupi parlamentar më i madh do të propozohej kandidati i vet i dytë dhe kësisoj do të pritej të zgjidhet kryetari. Edhe pse nuk është e precizuar me Kushtetutë a shkohet në raundin e tretë apo jo, mirëpo nga pragmatizmi do të duhej të shkonte. Eventualisht nëse do të dështonte edhe në raundin e tretë, atëherë do të shpalleshin zgjedhjet sepse do të dilet se Kuvendi nuk ka zotësi për t’u konsistuar dhe funksionalizuar”, ka shtuar Smaka.

Ndërkohë, zyrtarë nga koalicioni fitues PAN, tashmë kanë deklaruar disa herë se i kanë siguruar numrat e mjaftueshëm për zgjedhjen e kryeparlamentarit.

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz