BallinaLajmeSmajl Latifi: Nuk ka koalicion formal në Rahovec, kërkojmë besimin e secilit...

Smajl Latifi: Nuk ka koalicion formal në Rahovec, kërkojmë besimin e secilit qytetar

Të ngjajshme

Kandidati i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK) për kryetar të komunës së Rahovecit, Smajl Latifi ka deklaruar se subjekti që ai përfaqëson nuk ka asnjë koalicion formal në këtë komunë.

“Ne e kërkojmë ndihmën e qytetarëve me të drejtë vote, nuk ka koalicion formal në komunën e Rahovecit. Meqë është kështu, ne mendojmë se është e rëndësishme të kërkohet vota dhe besimi i secilit qytetar,” tha Latifi në Kanal 10.

Latifi theksoi se AAK do të garojë e vetme në Rahovec dhe se fushata e tyre do të fokusohet në projektet komunale dhe besimin e qytetarëve.

Kjo deklaratë vjen në një kohë kur partitë politike po përgatiten për balotazhin lokal, ndërsa në disa komuna janë raportuar marrëveshje të mundshme për koalicione para-zgjedhore.

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz