BallinaLajmeSmajl Latifi nuk do të kandidoj për deputetë: I qëndroj besimit të...

Smajl Latifi nuk do të kandidoj për deputetë: I qëndroj besimit të qytetarëve të Rahovecit

Të ngjajshme

Marrëveshja Serbi-Rusi, Hoxhaj reagon ashpër ndaj BE-së: Po financoni një shtet që po punon kundër interesave të BE-së

Pas raportimeve për nënshkrimin e një marrëveshjeje pesëvjeçare bashkëpunimi...

Ky është Ilaz Brahimi, i cili u vra dje në Majac

Një ngjarje tragjike ka tronditur fshatin Majac, ku një...

Hodhën molotovë në protestën e opozitës, arrestohen 15 persona

Policia e Shtetit ka vënën në pranga 15 persona...

Kryetari i Komunës së Rahovecit, i cili ka fituar këtë pozitë edhe për një mandat, ka njoftuar se nuk do të jetë kandidat për deputet në zgjedhjet e 28 dhjetorit.

Ai ka thënë se do t’i qëndroj besnik besimit të qytetarëve të Komunës së Rahovecit, që i kanë dhënë votën edhe për një mandat të ri 4 vjeçar, ndërsa ka thënë se do të mbështes kandidatët e Rahovecit për deputetë në listën e AAK-së.

“Pikërisht për këtë ndryshim i besoj liderit tonë, z. Ramush Haradinaj, si forcë politike me kapacitet t’i rikthejë Kosovës normalitetin, qëndrueshmërinë, sigurinë dhe dinjitetin. Ju bëj thirrje të gjithëve, pa dallim, të bashkohemi në mbështetje të këtij drejtimi të ri, sepse sa më larg të qëndrojmë nga ai kurs politik që pa hezitim shpërndan helm, fyen, përçan dhe me mllef të papërmbajtur grumbullon e zbraz urrejtje mes nesh, aq më mirë do të jetë për vendin! Është vendimtare të thërrasim forcën e arsyes dhe, me argumente të qarta e të thjeshta, të shpjegohemi e të punojmë shumë për t’i dhënë fund këtij diskursi publik të përçudnuar. Kjo qasje duhet braktisur dhe ndëshkuar me votë nga populli, nga të gjithë votuesit, në mënyrë që të mos na përsëritet më kjo politikë anarkiste, politikë që synimin e vetëm e ka mbajtjen me çdo kusht të pushtetit që po i shembet, madje edhe duke sulmuar haptas e shkelur pa fije turpi mbi çdo vlerë të këtij vendi”, ka shkruar Latifi në Facebook. /Lajmi.net/ 

Postimi i plotë:

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz