“S’ma pranuan këngën për shkak të Elhaidës?” Arta Bajrami zbulon çfarë ndodhi në Festivalin e RTSH-së
dp

Lexo edheStudentët me mesazh të fortë nga protesta: “Ju jeni dhe do të mbeteni gjithmonë çlirimtarë”

Bajrami ka deklaruar se kënga e saj nuk ishte pranuar në Festivalin e Këngës në RTSH, duke lënë të kuptohet se vendimi lidhej me Elhaida Danin dhe një hatërmbetje të mbetur nga viti 2015.
“Nuk ma kanë pranu këngën edhe kërkush nuk e din këtë sen. E kom dit që kur t’osht Elhaida, nuk ia pranon Arta Bajramit këngën. Ka mbet hatërmbetja prej atëhershit, sepse këngën e kam shumë të mirë. Me ni këngë timen, vitin e ardhshëm e kam plan me shku”, ka deklaruar Arta Bajrami.
Sipas artistes, hatërmbetja daton nga periudha kur Elhaida Dani përfaqësoi Shqipërinë në Eurovision Song Contest në vitin 2015, kohë kur Bajrami kishte bërë një kritikë ndaj saj.
Lexo edheStudentët me mesazh të fortë nga protesta: “Ju jeni dhe do të mbeteni gjithmonë çlirimtarë”
Deklaratat e saj rikthejnë në vëmendje raportin mes dy artisteve dhe ngjarjet e asaj kohe.
Intervistën e plotë të Artës Bajrami për “Artistet Shqiptare” e gjeni në linkun më poshtë.
